Nga Xhovani SHYTI/ Mashtrimi kushtetues me arsimin parauniversitar falas – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Xhovani SHYTI/ Mashtrimi kushtetues me arsimin parauniversitar falas

Publikuar

-

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ndalon kryeministrin

 Duhet ta themi qysh në fillim: arsimi parauniversitar falas, si një e drejtë e garantuar nga Shteti dhe Kushtetuta është veç një slogan i dalë boje.

Në rastin më të pakët “slogan”, sepse, në të vërtetë, është një mashtrim, sikurse janë të tillë edhe jo pak detyrime të tjera kushtetuese, përmbushja e të cilave duhet të garantohet nga Shteti, gjë që nuk ndodh.

Por le të mos merremi me to dhe të vijojmë me sloganin kushtetues “arsimi falas”, që funksionon si mashtrim.

Garacinë e qënies si i tillë, pra detyrim ligjor falas i garantuar nga Shteti, e jep pikat 5 e Nenit 57, Kreu IV:  “Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore” , të Kushtetutës, në të cilin citohet:”  Arsimi i detyrueshëm, si dhe arsimi i mesëm i përgjithshëm në shkollat publike është falas.”

Mirëpo përmbajtjen e kësaj pike kushtetuese e hedh poshtë realiteti i përditshëm, ku, prej më shumë se dy dekadash, si arsimi i detyrueshëm 9 vjeçar edhe ai i mesëm merren nga nxënësit parauniversitar jo falas.

Në fillore me më pak para, në 9 vjeçare me më shumë dhe në të mesme me shumë më shumë para të paguara… Kjo është skema sipas të cilës prindërit e fëmijëve detyrohen të paguajnë jo pak për arsimimin e fëmijëve të cilin Kushtetuta dhe Shteti u’a garantojnë falas.

Paguajnë për të kompensuar paaftësine profesionale të mësuesve militantë të emëruar jashtë çdo lloj kriteri konkurues, nga partitë politike e tarafi, duke i shpënë fëmijët nëpër ca kurse mësimdhënie  që funksionojnë si biznese ilegale. Që e ushtrojnë veprimtarinë në të zezë, që nuk janë të regjistruara në institucionet e fiskut dhe nuk derdhin asnjë detyrim ndaj shtetit.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë për pak, por për më shumë se 90 % të prindërve, që pohojnë se nga paaftësia e mësuesve detyrohen të paguajnë nga 1000 lekë ora për kurse me mësues privatë. Më së shumti për lendët matematikë, fizikë, biologji, gjuhë e huaj e detyruar, fizikë, kimi, gjuhë-letërsi etj., që lidhen me provimet e maturave respektive dhe vijimësinë e pranimit në degët e arsimit të lartë universitar.

Pa dashur të identifikohen, njëzetë prindër të pyetur drejtëpëdrejtë lidhur me këtë fakt pohuan se janë të detyruar ti shpien fëmijët nëpër kurse private, pasi ata vijnë nga shkollat papërvetësuar mësimin e lendës. Madje njeri prej tyre, S.K. tha se ishte vetë mësues gjuhë letërsie në një shkollë të mesme të kryeqytetit, dhe i shpinte të dy fëmijët në dy kurse, atë të matematikës dhe fizikës.

“Për të dy shpenzoj rreth 16 mijë lekë në muaj, ose 4 mijë lekë për dy orë në javë. E di që nuk është e drejtë, por s’kam çfarë bëj. Paguaj, në rastin më të keq paaftësinë e kolegëve të mi, që i kanë siguruar vëndet e punës nga politika, në rastin më të mirë vuaj kusuret e funksionimit të arsimit si një merkato tregtie ilegale”,- shprehet mësuesi prind, duke mos mohuar ekzistencën skemave bashkëpunuese midis mësuesve private dhe atyre që i furnizojnë me nxënës mall.

Po ashtu ky mësues, si edhe prindërit e tjerë, pohon se e njeh detyrimin kushtetues për arsimin paraunveristar falas, por është i detyruar të paguaj kur në lojë është fati i të ardhmes së fëmijëve.

Pak a shumë, kjo ishte përmbajtja e përgjigjeve standarte të dhenë nga të gjithë prindët e pyetur, disa prej të cilëve kanë nga dy e më shumë fëmijë dhe për të përballuar shpenzimet e kurseve veprojnë duke ndjekur rradhën. Domethenë duke çuar nëpër kurse herë njërin e herë tjetrin, sipas fuqisë financiare e kundrejt pagesës 1000 lekë ora, që mësuesit e palicensuar të kurseve private i fusin të pastra në portofolet e tyre, duke mos derdhur asnjë detyrim ndaj arkës së shtetit, sikurse gjithë sipërmarrësit e fushave të tjera. Ndaj të cilëve institucionet kompetente të fiskut ndërmarrin aksione dhe ndëshkime të ashpra sa herë ndeshin abuzim, domethenë shkelje të ligjeve kushtetuese.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama qetëson shqiptarët/ Nuk ka asnjë ndryshim për lëvizjen e lirë

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ka reaguar në lidhje me votimin e parlamentit të Holandës, për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.

Kreu i qeverisë, ka qetësuar shqiptarët, ndërsa u shpreh se ashjë nuk ka ndryshuar, për sa i përket lëvizjes së lirë.

Sipas tij, nuk është lajm i ri, fakti që Holanda është kundër politikave të zgjerimit të BE-së.

“Ky nuk është lajm. Hollanda është kundër zgjerimit, është kundër shqiptarëve.

Shqiptarët janë zgjedhur si “kokë turku” për një politikë raciste dhe agresive kundër politikës europiane të zgjerimit. Por, nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve.”-tha Rama

Gjithashtu ai tha se s’ka asnjë kriter negativ për të adresuar këtë vendim.

Sipas Ramës, jo vetëm që nuk ka rritje dyfish të numrit të azilkërkesve në Holandë, por përkundrazi ka rënie.

“Shqipëria i plotëson kriteret për t’u hapur negociatat. Qeveria holandeze nuk ka dhënë ende asnjë shenjë se do të reagojë në bazë të vendimit të parlamentit”-tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ky është dëmtimi më i pabesueshëm në historinë e futbollit/ Ndodh gjatë zëvendësimit (Video)

Publikuar

-

Futbolli ka plot çudira dhe një e tillë na vjen nga Suedia, ku në ndeshjen e divizionit të dytë Östers IF-Degefors IF ka ndodhur diçka që të lë gojëhapur.

Futbollisti i Degerfors, Mattias Özgun, pësoi një dëmtim komik, sepse kur po futej në fushë futbollisti që po dilte i futi gishtin në sy pa dashje.

Menjëherë ndihma mjekësore për mesfushorin 21-vjeçar, i cili gjithsesi u kthye në fushë. Degerfors barazoi 1-1, pas startit me dy fitore rresht në kampionat. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Komisioni i Disiplinës ‘mban me hatër’ ekipet e Superiores/ Dënohet rëndë Besa pas dhunës ndaj arbitrit

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Superiorja kaloi e qetë dhe nuk u mor asnjë masë apo paralajmërim për klubet elitare të futbollit shqiptar.

Nuk është e njëjta tablo në Kategorinë e Parë aty ku Besa dhuroi një shfaqje të shëmtuar ndaj Bylisit. Ndeshja u ndërpre për shkak të goditjeve ndaj gjyqtarëve nga tifozët. KDS i ka dhuruar ndeshjen në tavolinë Bylisit me rezultatin 3-0, ndërkohë që dënon stadiumin e tyre me 8 ndeshje pezullim. Presidenti Bizhdili është dënuar gjithashtu me 8 ndeshje.

Lojtarët e Shënkollit Emirjon Mirdita dhe Klaudjo Pjetrushi dënohen me 8 ndeshje i pari dhe 10 i dyti për shfaqjen e shëmtuar ndaj Veleçikut ku u përshin në një sherr masiv në “Reshit Rusi”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Aktualitet19:03 - 17 Prill, 2019

Policia shkoi ta arrestonte/ Vret veten ish presidenti peruan

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasi policia...

Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj? Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj?
Aktualitet16:10 - 17 Prill, 2019

Përplasjet tek Bregu i Lumit/ PD padit Veliajn

Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake si dhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Aktualitet14:20 - 17 Prill, 2019

Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Aktualitet09:08 - 17 Prill, 2019

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti....

Aktualitet22:39 - 16 Prill, 2019

Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Aktualitet18:44 - 16 Prill, 2019

Kandidati për president i SHBA bën transparent statusin e tij si milioner

Bernie Sanders, kandidati presidencial demokrat në SHBA, publikoi të hënën taksat për 10 vitet e fundit, duke dhënë detaje të...

Aktualitet18:40 - 16 Prill, 2019

Lutje dhe himne për Katedralen “Notrë Dam”

Brigada e zjarrëfiksave të Parisit tha të martën se struktura e katedrales së famshme të Notrë Damit është shpëtuar, së...

Aktualitet14:30 - 16 Prill, 2019

Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Aktualitet20:47 - 15 Prill, 2019

Foto-Francezët në panik/ Përloten gjatë djegies së katedrales historike

Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së...

Aktualitet20:36 - 15 Prill, 2019

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Aktualitet20:03 - 15 Prill, 2019

Konsumonte kokainë me miqtë/ Arrestohet avokati i njohur

Një avokat është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas informacioneve 51 vjeçari Francesco Bizzarri, ka...

Aktualitet19:50 - 15 Prill, 2019

Notre-Dame/ Flakët pushtojnë katedralen e famshme të Parisit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Sipas informacioneve objekti...

Aktualitet19:06 - 15 Prill, 2019

Video-Bullizohet nga të rinjtë/ Transgjinorja rrihet barbarisht

Një transgjinore është rrahur në mënyrë barbare nga disa të rinj në Dallas të SHBA-së. Sipas informacioneve 23 vjeçarja është...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet18:46 - 15 Prill, 2019

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë...

Aktualitet18:40 - 15 Prill, 2019

BE e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit

Reforma e së drejtës së autorit, që ka ngjallur shumë debate në BE, u miratua. Qeveria gjermane dha aprovimin për...

Aktualitet18:35 - 15 Prill, 2019

Vdes Mira Markoviç, bashkëshortja e Slobodan Millosheviçit

Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë , ku kishte...

Aktualitet17:23 - 15 Prill, 2019

ISIS publikon shifrat tonditëse/ Ja sa njerëz kanë vrarë për 3 ditë

Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ditë, pas hakmarrjes për rënien e Kalifatit Islamik. Ata...

Aktualitet17:38 - 14 Prill, 2019

Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Aktualitet17:04 - 14 Prill, 2019

Venezuela bllokon sinjalin e “Deutsche Welle”-s

Autoriteti i Audioviziv i Venezuelës ka hequr nga rrjeti kabllor sinjalin transmentues të “Deutsche Welle”-s. Reagim ndaj emisioneve speciale për...

Aktualitet16:54 - 14 Prill, 2019

Trump thirrje demokratëve: Ndryshoni menjëherë ligjet për emigracionin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përgënjeshtroi njoftimet se i ka kërkuar Sekretarit në detyrë të Sigurisë Kombëtare mbylljen...

Aktualitet15:22 - 14 Prill, 2019

Përplasen dy automjete/ Mbeten të plagosur 6 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në Suharekë të Kosovës. Sipas informacioneve kanë ngelur të plagosur gjashtë persona, pasi në aksident...

Trending

Read previous post:
Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Close