LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga restorantet, pastiçeritë dhe kreditë/ Ministres së Financave i falimenton biznesi

24 Mars 2019, 10:36, Aktualitet CNA
Nga restorantet, pastiçeritë dhe kreditë/ Ministres së

Në fund të vitit të shkuar kryeministri Edi Rama firmosi disa ndryshime në Qeveri. Pjesë e ndryshimit ishte dhe Ministria e Financave, në krye të saj u emërua Anila Dena.

Më herët Denaj ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Gjithashtu ajo ka qenë edhe anëtare e bordit të AKEP, ndërsa ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013.

Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave, për të marrë më vonë “komandën”.

Denaj, rezulton të jetë e pasur jo vetëm në karrierë por edhe në anën ekonomike.

Sipas të dhënave të Open Spending Albania, ministrja Anila Denaj, rezulton se ndër vite ka qenë e mbytur në kredi, pavarësisht burimeve të të ardhurave që ajo deklaron.

Denaj ka deklaruar ne 2016, se bashkëshorti i saj është detyruar të pezullojë biznesin.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kapitali i subjektit privat ‘Artizan’ sh.p.k pakësim me 1 271 233 lekë. Subjekti privat është pezulluar në 31 mars 2015 çka ka sjellë humbje për biznesin ndërsa kapitali në 31.12.2016 është 616 155 lekë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e Ministres së Financave, Anila Denaj, të deklaruar ndër vite.

 Viti 2013

Pronare me 100 % e një ap. banimi, blerë me kursime nga rroga, vlera 46 000 dollarë.

Pronare me 100 % e një vend-parkimi për makinën, blerë me kursime nga rroga, vlera 1 000 000 lekë.

Pronare me 100 % e një toke arë me sip. 859.77 m2, marrë me kursime, vlera dhe transaksionet e kryera për këtë pronë në vite për sistemim dhe infrastrukturë sipas dokumentacionit të dorëzuar, përbëhet nga disa shpenzime si: 240 000 lekë plus 17 200 lekë plus 37 870 lekë plus 83 000 euro.

Pronare e një godine në proces ndërtimi, blerë me kursime dhe kredi, vlera 80 000 euro.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, pronar me 100 % i një biznesi privat, ‘Artist Longue caffee’, me kapital (aktive fikse dhe mjete xhiroje të biznesit privat), 13 000 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, pronar i një biznesi privat ‘Artizan’, me kapital (aktive fikse dhe mjete xhiroje të biznesit privat), 1 400 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 469 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 9 963 euro.

Detyrim në një bankë të nivelit të dytë, 6 019 113 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, detyrim në një bankë të nivelit të dytë, 1 461 847.89 lekë.

Pronare e një makine tip ‘Toyota’, vlera 15 000 euro.

Aksionere me 100 % e kompanisë IPC invest (Procredit Holding) bonuse të ofruara nga kompania, vlera 105 000 euro.

Të ardhura nga Fefad Bank (1996 – 2001.) dhe Procreditholding – Procreditbank (2009 – 2013.), 38 552 514 lekë.

Të ardhura nga IPC – Procreditholding (shtator 2001 – nëntor 2007.), 102 900 dollarë, 136 000 euro.

Të ardhura nga ProCredit Holding (dhjetor 2007.), 4 000 euro ndërsa totali për vitin 2008, 48 260 euro.

Bonus 1, investuar në IPC Invest, 10 000 euro.

Bonus 2, investuar në IPC Invest, 50 000 euro.

Bonus 3 (një rrogë shtesë prej 4 000 euro në vit përgjatë viteve 2009 – 2012.), investuar në IPC Invest, 12 000 euro.

Settlement Agreement ProCredit Holding, 60 000 euro.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, fitim i akumuluar nga biznesi privat, 1 500 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura neto nga paga në pozicionin e Drejtores së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, 1 170 199 lekë.

Të ardhura neto si mësuese nga pagesa e Shkollës së Administratës Publike (ASPA), 56 700 lekë.

Të ardhura neto nga shpërblimi si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës te INSIG sh.a, 486 000 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi si kryetare e Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, sh.a, 324 000 lekë.

Të ardhura nga dividenti i aksioneve të kompanisë IPC Invest 2, vlera 1 619.75 euro.

Të ardhura nga dividenti i aksioneve të kompanisë IPC Invest, vlera 1 138.5 euro.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, paga mujore nga shoqërinë ‘Artizan’ është 22 000 lekë dhe në aktivitetin si person fizik është 22 000 lekë, të ardhura mujore në total 44 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësim për shpenzime familjare, 48 253.63 lekë. Gjendja në 31.12.2014 është 84 445.9 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësim me 2 100 euro. Gjendja në 31.12.2014 është 154.45 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë, 1 181 lekë. Gjendja në 31.12.2014 është 1 223.89 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 4 491 euro. Kjo llogari përdoret për arkëtimin e dividentëve nga aksionet në shoqërinë IPC Invest dhe IPC Invest 2 si edhe të shitjes së aksioneve të IPC Invest në 06.11.2014. Në total janë arkëtuar gjatë vitit 59 134 euro dhe janë debituar 54 643 euro. Kjo shumë debitimi llogarie përfshin dhënien në shumën 8 300 euro, në 18.11.2014 si detyrim për disa vite bashkëshortit, Z. Nektar Kume deri në aprovimin e kredisë nga një bankë e nivelit të dytë. Janë paguar 12 653 euro si detyrim tatimi mbi burim për shumën e përfituar nga shitja e aksioneve dhe janë transferuar në një bankë të nivelit të dytë 30 000 në 22.12.2014.

Gjendja e depozitës bankare me afat në një bankë të nivelit të dytë, e pandryshuar, 20 900 euro.

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë në emër të djalit, shtesë 18.91 euro, gjendja totale 3 771.91 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 2 499 890 lekë. Në llogari janë arkëtuar detyrimet e shlyera nga bashkëshorti. Këto shuma janë përfituar si pjesë e të ardhurave në euro nga shitja e aksioneve në IPC Invest.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë, 17 857.63 euro. Gjendja në 3.12.2014 është 17 857.63 euro e përfituar nga shuma e transferuar nga një bankë e nivelit të dytë në vlerën 30 000 euro.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 103 000 euro. Kjo shumë e cila është bllokuar si depozitë për kredinë e bashkëshortit është përfituar nga arkëtimi në 05.11.2014 i shitjes së aksioneve në IPC Invest prej 103 365.55 euro.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 1.44 euro.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, e përbashkët me bashkëshortin, 26 721 euro. Shuma është përfituar nga kredia që ka marrë bashkëshorti në emër të shoqërisë ‘Artizan’ me qëllim likuidimin e kredisë së përbashkët, kredi e mbyllur në 05.01.2015.

Të ardhura nga shitja e aksioneve në IPC Invest dhe IPC Invest 2, 159 732.85 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në 30.10.2012 në shumën 7 000 000 lekë dhe e investuar në ndërtimin e banesës, me afat 10 vjeçar, këst mujor 85 000 lekë. Detyrimi i shlyer 1 020 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 5 929 859.6 lekë.

Detyrime ndaj një shoqërie për punime deri në përfundimin e banesës, 39 100 euro.

Kredi e përbashkët bankare në një bankë të nivelit të dytë e marrë në 07.02.2014 në shumën 25 000 euro për aktivitetin e bashkëshortit, me afat deri në 03.10.2014. Rifinancuar në 05.10.2014 në shumën 26 055 euro dhe përfundimisht mbyllur në 05.01.2015 pas aprovimit të kredisë në emër të ‘Artizan’ sh.p.k dhe kalimit të fondeve në llogari nga shoqëria ‘Artizan’ në llogarinë e përbashkët në 31.12.2014 në shumën 26 240 euro. Detyrimi i shlyer, 26 055 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 26 055 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë. Deri në 30.04.2014 është paguar në total 290 466.74 lekë. Në këtë ditë është aprovuar kredia në shumën 2 500 000 lekë, një pjesë e së cilës (981 353 lekë) ka mbyllur kredinë dhe diferenca është përdorur në aktivitet. Kredia është paguar nga aktiviteti i bashkëshortit meqë është përdorur në aktivitetin e tij. Kjo kredi është blerë nga kredia e marrë nga Z. Nektar Kume si Person Fizik në një bankë të nivelit të dytë në dhjetor 2014. Detyrimi i shlyer, 896 906 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 1 972 803 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, aktivitet privat, bar-restorant-pastiçeri me emrin ‘Artist Launge’, shtesë 997 802 lekë. Aktiviteti është krijuar në vitin 2007 në Tiranë. Kontributi i ortakut të vetëm në shoqëri në datë 31.12.2013 ishte 12 213 588 lekë dhe në 31.12.2014 është rritur në 13 211 390 lekë. Shtimi prej 997 802 lekë ka ardhur si kontributi i Z. Kume nga fitimi i realizuar nga aktiviteti në të njëjtën shumë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, pronar i një aktiviteti privat restoranti në rrugën e ambasadave në godinën e shoqërisë ‘Gurten’ hapur në vitin 2014, në emër të shoqërisë ‘Artizan’ sh.p.k, shtesë 200 000 lekë. Për këtë aktivitet u mor fillimisht një kredi në një bankë të nivelit të dytë në shkurt 2014 në shumën 25 000 euro. Gjithashtu në emër të shoqërisë ‘Artizan’ është edhe një dyqan ëmbëlsirash në kompleksin Kodra e Diellit e hapur në vitin 2013 por jo në gjendje pune. Kontributi i ortakut të vetëm në shoqërinë në 3.12.2013 ishte 1 400 000 lekë dhe ky kontribut në 31.12.2014 ka arritur në shumën 1 600 000 lekë. Për këtë rritje kanë kontribuar fitimet e aktivitetit në shumën prej 997 802 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 78 783 lekë. Gjendja në 31.12.2014 është 42 098 lekë.

Bashkëshorti, z. Nektar Kume, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në 26.12.2014 në shumën 5 000 000 lekë me afat 5 vjet, këst 100 000 lekë në emër të personit fizik Z. Nektar Kume. Detyrimi i shlyer, 0 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 5 000 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë marrë në 26.12.2014 në shumën 5 000 000 lekë me afat 5 vjet, këst kredie 100 000 lekë në emër të shoqërisë ‘Artizan’ sh.p.k. Detyrimi i shlyer, 0 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 5 000 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura neto të përfituara në viti 2015 nga paga si Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, 174 255 lekë.

Të ardhura neto nga mësimdhënia në Shkollën e Administratës Publike, 181 050 lekë.

Të ardhura nga rroga dhe shpërblime në pozicionin si anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, 1 591 831 lekë.

Të ardhura nga dieta brenda vendit, 2 500 lekë dhe dieta e udhëtime jashtë vendit 540 euro.

Të ardhura neto për vitin 2015 nga pjesëmarrja në Këshillin e Administrimit të “Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë” sh.a, 52 500 lekë.

Të ardhura neto për vitin 2015 nga pjesëmarrja në Këshillin Mbikëqyrës të ‘INSIG’ sh.a, 76 500 lekë.

Të ardhura nga interesi 6-mujor (korrik 2015.) i investimit në bono thesari, 138 750 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 16.69 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, të ardhura neto nga rroga mujore si administrator i shoqërisë ‘Artizan’ sh.p.k, dhe nga Nektar Kume si person fizik, 264 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 34 821.57 lekë. Gjendja e llogarisë në 31.12.2015 është 119 267.47 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shpenzime për konsum, pakësim 154.45 euro. Gjendja më 31.12.2015 është 0 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 6 982.41 euro (llogaria është mbyllur dhe fondi ka kaluar në një llogari tjetër). Gjendja më 31.12.2015 është 0 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 1 223.89 lekë. Gjendja e llogarisë në 31.12.2015, 0 lekë. (llogaria është mbyllur.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 20 900 euro. Pakësimi ka ardhur si rezultat i transferimit në llogarinë personale të babait për kontribut familjar shumën 18 000 euro. Pjesa tjetër është tërhequr për pagesë detyrimi dhe gjendja në 31.12.2015 është 0 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 377.91 euro, shuma është tërhequr për t’u konvertuar në bono thesari. Gjendja në 31.12.2015, 0 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 2 483 998.63 lekë. Pakësimi ka ardhur pas transferimit të 2 466 000 lekëve në një llogari tjetër bankare për t’u investuar në bono thesari ndërsa një pjesë është tërhequr për konsum dhe gjendja në 31.12.2015 është 15 891.66 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 17 454.92 euro. Pakësimi ka ardhur si rezultat i pagesave të detyrimit ndërsa në llogari janë depozituar edhe 6 600 euro. Gjendja në 31.12.2015 është 402.71 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë në 31.12.2015 është e pandryshuar, 103 000 euro. Llogaria është bllokuar si garanci për kredit e biznesit të bashkëshortit.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 26 721.11 euro. Pakësimi ka ardhur për mbyllje të kredisë në emër të deklarueses dhe bashkëshortit duke e lënë gjendjen e llogarisë në 31.12.2015 në 0 euro.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 1.44 euro, llogari është mbyllur.

Bono thesari të investuara në janar 2015 me maturim 9 -vjeçar në shumën 3 000 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në vitin 2012 në shumën 7 000 000 lekë me afat 10 vjet, normë interesi 8.25 %, këst mujor 85 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 574 933.42 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 5 354 926 lekë.

Detyrim për përfundimin e punimeve në banesë sipas preventivit të vitit 2012. Detyrimi i shlyer, 34 300 euro, detyrimi i mbetur pashlyer 4 800 euro.

Kredi e përbashkët me bashkëshortin në shumën 26 055 euro e marrë në vitin 2015 është mbyllur në 05.01.2015 me kredinë e disbursuar nga e njëjta bankë në emër të ‘Artizan’ sh.p.k.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kapitali i biznesit privat bar-restorant në Tiranë, shtesë 1 380 641 lekë si rezultat i fitimit vjetor i cili ka shkuar në pakësimin e kapitalit negativ të investuar nga aksioneri i vetëm. Totali i kapitalit në 31.12.2015 është negativ – 8 032 494 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kapitali i biznesit privat ‘Artizan’ sh.pk, (restorant dhe shërbim kateringu në rrugën ‘Kodra e Diellit’ ndërsa restoranti në Rrugën e Ambasadave është mbyllur për arsye tregtare) ku është aksioner i vetëm, shtesë 789 586 lekë. Gjendja e kapitalit në 31.12.2015 është 1 097 820 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 141 903 lekë nga rroga si administrator i shoqërisë ‘Artizan’ sh.p.k, Gjendja në 31.12.2015, 185 001.81 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kredi bankare si person fizik në një bankë të nivelit të dytë marrë në 26.12.2015 në shumën 5 000 000 lekë me afat 5 vjet, normë interesi 6.3 %, këst mujor 97 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 976 009 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 123 990.74 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë marrë në 26.12.2015 në shumën 5 000 000 lekë, me afat 5 vjet, interes 6.3 %, këst mujor 97 000 lekë. Detyrimi i shlyer 866 643.78 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer 4 133 356 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga rroga dhe shpërblime në pozicionin si anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, 1 859 270 lekë.

Të ardhura neto nga pjesëmarrja në Shkollën Rajonale të Administratës Publike në Malin e Zi, 2 125 euro.

Të ardhura nga mësimdhënia për analizën financiare ofruar nga GFA Consulting, Gjermani, 6 918.66 euro.

Të ardhura neto nga mësimdhënia në Shkollën e Administratës Publike, 56 100 lekë.

Të ardhura nga interesi 6-mujor (korrik 2016.) i investimit në bono thesari, 138 750 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, të ardhura neto nga rroga mujore si administrator i shoqërisë ‘Artizan’ sh.p.k, dhe nga Nektar Kume si person fizik, 360 000 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 126 349.65 lekë nga të ardhurat personale. Gjendja e llogarisë në 31.12.2016 është 245 614 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 3 482 euro. Gjendja më 31.12.2016 është 3 482 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 11 619 lekë. Gjendja më 31.12.2016 është 4 272.64 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtesë 897 euro. Gjendja e llogarisë në 31.12.2016 është 1 299.75 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në vitin 2012 në shumën 7 000 000 lekë me afat 10 vjet, normë interesi 4.83 %, këst mujor 73 049 lekë. Detyrimi i shlyer, 876 888 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 4 670 905 lekë.

Detyrim për përfundimin e murit rrethues të banesës i shlyer në gusht 2016 dhe i padeklaruar si shpenzim në punimet e firmës ndërtuese, detyrimi i shlyer plotësisht, 600 000 lekë.

Likuidim detyrimi, 4 800 euro.

Kredi e përbashkët me bashkëshortin marrë në 20.05.2016 në shumën 38 000 euro me normë interesi 2.7 % është marrë për të ndihmuar biznesin familjar. Kjo kredi është garantuar me depozitë dhe do të shlyer në fund të periudhës së maturimit të depozitës në 23.12.2017. Detyrimi i mbetur pashlyer, 38 000 euro.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kapitali i subjektit privat shtuar me 5 900 000 lekë nga të ardhurat familjare dhe kredia e marrë në maj 2016. Totali i kapitalit në 31.12.2016 është negativ, – 7 984 638 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kapitali i subjektit privat ‘Artizan’ sh.p.k pakësim me 1 271 233 lekë. Subjekti privat është pezulluar në 31 mars 2015 çka ka sjellë humbje për biznesin ndërsa kapitali në 31.12.2016 është 616 155 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume gjendja e llogarisë personale në një bankë të nivelit të dytë, pakësim 148 249 lekë. Gjendja më 31.12.2016 është 36 752.73 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, gjendja e llogarisë personale në 31.12.2016 në një bankë të nivelit të dytë, 0.6 euro.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë me afat 5 vjet, normë interesi 6.3 %, këst mujor 97 000 lekë. Detyrimi i shlyer, 947 679.83 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 176 310.9 lekë.

Bashkëshorti, Z. Nektar Kume, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në shumën 5 000 000 lekë, me afat 5 vjet, interes 6.3 %, këst mujor 97 000 lekë. Detyrimi i shlyer 845 900 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer 3 187 456 lekë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga