Connect with Us

Keni ndërmend të bëheni tapë sot?/ Duhet të dini si të shkoni në punë gjysmë të dehur dhe t’ja hidhni paq

Aktualitet

Keni ndërmend të bëheni tapë sot?/ Duhet të dini si të shkoni në punë gjysmë të dehur dhe t’ja hidhni paq

Publikuar

-

Raporti i OBSH-së/ "Shqipëria, ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga orët e gjata të punës"

Hani vezë

Nëse ju duket diçka e shëmtuar, e keni shumë gabim. Vezët do ta ndihmojnë trupin tuaj të prodhojë glutathione një antioksidant që do të ndihmojë në fshirjen e efektit të alkoolit në trupin tuaj.  Kështu thotë nutricionistja Brigitte Zeitlin.

Mbani një çantë dehje me vete

Mbani me vete në punë një çantë post dehje. Mbusheni me karamele mente për të evituar aromën e pakëndshme të gojës dhe kufje për të shmangur çdo shqetësim nga kolegët. Vendosni dhe piceta të lagura për të fshirë djersët e alkoolit.

LEXO EDHE:  10 punët që nuk kërkojnë fakultet

Fshi provat

E dimë që nata e djeshme ishte e çmendur dhe super e këndshme, por asnjë shefi nuk i pëlqen të shohë fotot e pjestarëve të stafit duke festuar me alkool një natë para se të shkojnë në punë. Kështu që tregohuni të zgjuar dhe fshini gjurmët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Shpejtësi e rrezikshme dhe të dehur në timon/ Policia ndëshkon qindra shoferë, hiqen dhe 31 patenta

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës.
Kontrollet me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara vijojnë dhe në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 244 shkelje për shpejtësi, nga të cilat 42 ishin me masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Po nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative rezultoi se 87 prej drejtuesve të mjeteve, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 36 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Në Ibë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, është konstatuar nga radari, një automjet me shpejtësi 135 km/h, në kushte të lagështirës. Pas bërjes së testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Tiranë rezultoi i dehur me masë alkooli 1.81 mg/l dhe u arrestua në flagrancë.

LEXO EDHE:  Këshilla bukurie/ Si të bëni konturimin njësoj si vajzat më të famshme të showbizit

LEXO EDHE:  “Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë”/ Bardhi: Në 10 ditë është ndezur vetëm dy herë



Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë adminitratrive 1012 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, të konstatuara me dronë, shpetësi tej normave të lejuara që janë matur me radarë, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, për përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse etj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ato marrëveshje nuk i hyjnë në punë as dreqit”/ Deputeti nxjerr videon dhe i bën thirrjen urgjente Ramës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shkruan se ka kërkuar nga kryeministri firmosjen e një memorandumi me vendet e Lindjes së Mesme, për eksportimin e prodhimeve tona bujqësore.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Egjipt, por deri më tani nuk ka firmosur asnjë memorandum të kësaj natyre, por sipas tij marrëveshje që janë dytësore për nga rëndësia.

Postimi i Bledjon Nallbatit:

Në seancën e fundit plenare i kërkova kryeministrit firmosjen e një memorandumi me vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht Egjiptin si vende që kanë interes të lartë për produktet tona. Memorandumi ekziston dhe sorollatet prej kaq vitesh nëpër zyrat e qeverisë.
Kryeministri i këtij vendi ndodhet prej dy ditësh në Egjipt ku memorandumet që ka firmosur nuk kanë lidhje me interesat e fermerëve dhe bujqve, prodhimet e të cilëve kalben e hidhen kanaleve, siç mund ta shihni dhe në këto pamje të prodhimeve të këtij viti.



LEXO EDHE:  10 punët që nuk kërkojnë fakultet

LEXO EDHE:  Gjërat që mund të bëni kur të ndiheni të vetmuar

Kryeministri zgjodhi të firmosë tre memorandume që për nga rëndësia sigurisht që mund të presin, ndërsa prodhimet e shqiptarëve jo. Mos harroni z.kryeministër, rreth 50 milionë euro kap shifrën vetëm prodhimi i mollës në një sezon në qarkun e Korçës, nga të cilat as 50% e tyre nuk përkthehen në të ardhura në familjet e fermerëve shqiptarë.

Bëhuni seriozë dhe lëreni propagandën mënjanë. Ato marrëveshje me demek kulture që keni firmosur ju nuk i hyjnë në punë as dreqit!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Krevati i gjakosur dhe kasaforta e hapur/ Fotot, brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit

Publikuar

-

Nga

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes mëngjesin e sotëm, ku 10 persona të armatosur e dhunuan dhe i prenë gishtin në mënyrë makabre me gërshërë në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Mediat kanë publikuar dhe pamjet brenda banesës, ku grabiësit arritën ta marrin 100 mijë euro florinj dhe para kesh.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 7-14 Shtator/ Parashikimi i yjeve përsa i përket punës

LEXO EDHE:  10 punët që nuk kërkojnë fakultet



Shtëpia është shkatërruar, sendet dhe sirtarët janë hapur nga ana e grabitësve në mënyrë që të gjenin paratë e fshehura.

Biznesmeni mori ndihmën në spital, ndërsa tani ndodhet në shtëpi.

Policia thekson se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri tani nuk ka akoma të reja./CNA.al

LEXO TE PLOTE