LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Je në hasmëri me mua”/ I ati i protestuesit të arrestuar kërcënon drejtorin e Policisë

24 Mars 2019, 21:06, Aktualitet CNA
“Je në hasmëri me mua”/ I ati i protestuesit të

Protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e sotme ashtu sikurse e paralajmëroi edhe ish deputeti Klevis Balliu u zhvillua për dy orë nga ora 18:00-20:00 duke u shtuar me një orë për të treguar se plaga që i kanë hapur me arrestimin e Dorian Protoduarit i ka bërë ata më të fortë.

Gjatë fjalës së tij i ati i Dorianit u shpreh se me arrestimin e djalit të tij  është ndaluar fjala e lirë.

?Duke ndaluar djalin tim ai ka ndaluar fjalën e lirë. Por ne si Unazë e Re nuk na tremb, ta harrojë ai. Urdhërat që kanë ardhur nga Arta Marku, Lali Eri dhe Ervin Kristaq Kurva. Edhe unë këtu jam, po pati by*ë të vijë të më arrestojë?,-tha i ati i Dorian Protoduarit.

Më tej ai iu drejtua drejtorit të Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu, i cili sipas Protoduarit është në hasmëri me familjen e tij.

?Je në hasmëri me mua. Ti më njeh. Familja jote ka qenë hyzmeqare te familja ime. Motra jote ka qenë shoqe klase me mua. Unë kam qenë shumë i bukur dhe më ka dashur shumë veta?,-u shpreh Protoduari./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga