LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ishte një moment që degradova!”/Kastro Zizo tregon për herë të parë si hoqi dorë nga alkooli

24 Mars 2019, 19:30, Aktualitet CNA
"Ishte një moment që degradova!”/Kastro Zizo tregon

Ai është përfolur shpesh për varësinë ndaj pijeve, madje ka pasur raste që është shfaqur i alkoolizuar në emisionet televizive.

Por tani Kastro Zizo tregon se është divorcuar nga alkooli dhe për këtë vendim e kanë ndihmuar miqtë dhe të afërmit e tij.

?U bënë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin. Ishte një moment që degradova!U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime. Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t?ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga unë, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas?, rrëfeu Kastro Zizo i ftuar në ?E diell?.

Lajmet e fundit nga