LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetim gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Kush është milionerja që do "kokat" e tyre?

24 Mars 2019, 10:03, Aktualitet CNA
Hetim gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Kush është milionerja

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka njoftuar se ka përzgjedhur kandidatët për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Janë 13 kandidatë, të cilët do të garojnë për të mbajtur detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë merret me shqyrtimin e procedimeve ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. Gjithashtu, ILD është përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Ky institucion ka në duar edhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses.

Në fakt Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhej të kishte filluar punën që në Qershor të vitit 2017 dhe shumë çështje kanë mbetur pezull.

Dy nga çështjet që duhej të ishin shqyrtuar, janë  ankimimi i bërë ndaj 3 gjyqtarëve që hoqën vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ankesat e opozitës për prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku.

CNA.al do të kalojë në filtër të gjithë kandidatët si në aspektin profesional dhe në atë pasuror.

Në listën me 13 kandidatë bën pjesë edhe  Elira Kokona, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

Para se të mbante këtë post, Kokona ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës si dhe drejtore ekzekutive e Shkollës Kombëtare të Avokatisë.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania Elira Kokona “noton” në pasuri. Pa llogaritur pasurinë e deklaruar në emër të bashkëshortit, rezulton që kandidatja për në ILD, vetëm në vitin 2016, ka deklaruar 5 burime të ardhurash.

Të ardhura nga kontrata e ekspertizës me KE, 19 600 euro, të ardhura nga kontrata e mësimdhënies me Shkollën e Avokatisë, 508 000 lekë, të ardhura nga kontrata si eksperte në aktivitet me Shoqërinë Civile, KSHC, 900 euro, të ardhura nga rroga si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, 1 228 764 lekë si dhe të ardhura nga kontrata e qirasë së apartamentit në Itali, 480 euro.

Deklarimi fillestar, viti 2013

Pronare me 50 % e një apartamenti 32 m2 në Tiranë, përfituar nga privatizimi i apartamentit të familjes.

Pronare me 100 % e një apartamenti 140 m2 në Itali, pasuri e krijuar me kontributin financiar të familjes, vlera 149 000 euro.

Kontratë porosie për një apartament në ndërtim në Tiranë, (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin), janë paguar 50 000 euro, vlera 95 000 euro.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, pronar me 50 % i një toke pyll 500 m2 në Tiranë, vlera 500 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga puna si pedagoge në universitetin ‘Luarasi’, 27 870 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 265 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Societe General Strasbourg, Francë, krijuar nga kursime të fituara në vite punë si eksperte e KE-së në Straburg, 18 228 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 100 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 802 651 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 128 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 308 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 359 GBP.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8.91 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 826 630 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 528 376 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 463 283 Lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në UniCredito Banca Romë, Itali, 2 344 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Firestrade Company USA, 28 966 dollarë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 265 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga shitja e një dyqani, 165 808.97 dollarë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 625 471 lekë.

Pronare e një makine e vitit 2001, vlera 500 euro.

Pronare me 50 % e një autoveture ‘Jeep Grand Cherokee’, vlera 3 600 euro.

Bono thesari në Bankën e Shqipërisë, pasuri e krijuar nga kursimet e punës si staf i KE, Strasburg, Francë, ankandi i datës 13.06.2013, vlera 2 710 000 lekë. Ankandi i datës 10.10.2013 me vlerë 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga një kontratë qiraje e një apartamenti në Itali, 650 euro/muaj.

Shpenzime mbi bazën e një kontrate qiraje të një banimi dytësor në Itali, detyrimi i pashlyer 500 euro/muaji.

Viti 2014

Të ardhura nga kontrata e ekspertizës me KE, 2 300 euro.

Të ardhura nga kontrata e mësimdhënies me Shkollën e Magjistraturës, 256 euro dhe 57 600 lekë.

Të ardhura nga kontrata e mësimdhënies me Shkollën e Avokatisë, 246 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata si eksperte në aktivitet me Shoqërinë Civile, KSHC, 900 euro.

Të ardhura nga kontrata e mësimdhënies në universitetin “Luarasi”, 88 386 lekë.

Të ardhura nga rroga si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, 1 253 833 lekë.

Të ardhura nga interesat vjetore të bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë, shtuar në 126 267 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë e apartamentit në Itali deri në 31. 05. 2014, shtuar në vlerën 3 250 euro.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, të ardhura vjetore nga puna full time te poliambulanca “Zoja e Këshillit të Mirë”, 1 831 672 lekë.

Pronare me 100 % e një autoveture Smart, BMË, vlera 3 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Societe General Strasburg nga pagesa dhe dieta si eksperte e KE-së, shtuar 5 797 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, vlera e shtuar nga interesat vjetore në llogaritë depozita dhe korrente, 3 766 lekë dhe 30 euro. Vlera e shtuar në llogarinë korrente 303 600 lekë dhe 257 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 148 856 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në UniCredito Banca Romë, Itali, pakësim vlere.

Kontratë porosie e apartamentit në ndërtim, (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshortin), gjendja e detyrimit të pashlyer 45 000 euro.

Detyrimi për një kontratë qiraje në Itali deri në maj 2014, detyrimi i shlyer plotësisht 500 euro/muaj.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 165 808 dollarë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me vlerën 1 206 201 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja cash tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë, 165 808 dollarë.

Viti 2015

Të ardhura nga kontrata e ekspertizës me KE, 19 600 euro.

Të ardhura nga kontrata e mësimdhënies me Shkollën e Magjistraturës, 105 275 lekë.

Të ardhura nga kontrata e mësimdhënies me Shkollën e Avokatisë, 420 750 lekë.

Të ardhura nga kontrata si eksperte në aktivitet me Shoqërinë Civile, KSHC, 900 euro.

Të ardhura nga rroga si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, 1 229 839 lekë.

Të ardhura nga interesat vjetore të bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë, 107 326 lekë.

Të ardhura si pjesa përkatëse e trashëgimisë në zbatim të një vendimi të GJEDNJ, 8 427 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, të ardhura vjetore nga puna full time te poliambulanca “Zoja e Këshillit të Mirë”, American Hospital dhe ALBIOMED, 2 049 620 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 9 220 513 lekë, të ardhura nga paga si Sekretare e Përgjithshme si edhe pjesa e trashëgimisë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Strasburgut në çështjen Karagjozi vs Shqipërisë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar 98.75 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Societe General Strasbourg, Francë, shtuar 19 644 euro nga pagesat si eksperte e jashtme e KE-së.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 31 503 lekë nga interesat e llogarive korrente dhe depozitë si dhe 521 545 lekë si rezultat i interesave vjetore dhe pagesave nga mësimdhënia.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 592 542 lekë.

Gjenda e llogarisë në UniCredito Banca Romë, Itali, pakësim vlere.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 79 euro.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 169 591 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 41 256 lekë.

Shpenzime për blerjen e një apartamenti në ndërtim sipas një kontrate porosie të vitit 2013, (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin), detyrimi i shlyer plotësisht 45 000 euro.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja cash, pakësuar me 80 000 dollarë si rezultat i pagesave të detyrimit të kontratës së porosisë së apartamentit të familjes dhe punimeve në apartament.

Viti 2016

Të ardhura nga kontrata e ekspertizës me KE, 19 600 euro.

Të ardhura nga kontrata e mësimdhënies me Shkollën e Avokatisë, 508 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata si eksperte në aktivitet me Shoqërinë Civile, KSHC, 900 euro.

Të ardhura nga rroga si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, 1 228 764 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë së apartamentit në Itali, 480 euro/muaj.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, të ardhura vjetore nga puna full time te poliambulanca “Zoja e Këshillit të Mirë”, 2 390 688 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, të ardhura vjetore nga American Hospital dhe ALBIOMED, 120 000 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, të ardhura nga konsulenca të ndryshme mjekësore, 2 194 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 37 328 239 lekë, të ardhura nga paga si Sekretare e Përgjithshme si edhe pjesa e trashëgimisë në zbatim të vendimit të GJEDNJ-së në çështjen Dume dhe Dvrorani kundër shtetit shqiptar Shqipërisë.

Gjendja e llogarisë bankare në bankën Societe General Strasbourg, Francë, shtuar 19 644 euro nga pagesat si eksperte e jashtme e KE-së.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 18 346 lekë nga interesat e llogarive korrente dhe depozitë si dhe 503 919 lekë si rezultat i interesave vjetore dhe pagesave nga mësimdhënia.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 46 272 lekë.

Gjenda e llogarisë në UniCredito Banca Romë, Itali, pakësim vlere.

Deklarohet një apartament, (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin), sipas kontratës së porosisë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 921 euro.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 654 869 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 180 euro.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 89 800 lekë.

Bashkëshorti, Z. Denis Gjika, gjendja cash tërhequr më parë nga një bankë e nivelit të dytë, pakësuar me 70 000 dollarë, punime në apartamentin familjar.

Lajmet e fundit nga