LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitën me dhunë një banesë/ Arrestohen dy të rinj

24 Mars 2019, 08:22, Aktualitet CNA
Grabitën me dhunë një banesë/ Arrestohen dy të rinj

Me 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës u vodh me dhunë një banesë.

Vetëm pas dy ditësh, policia ka bërë të mundur ndalimin e 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë si dhe ka  shpallur në kërkim një tjetër.

Të ndaluar janë shtetasi K.S, 21 vjeç, banues në Panahor, dhe A.M, 22 vjeç, banues në Panahor, të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H, njofton Policia.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.

Ndalohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, shpallet në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:

K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.
A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga