LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazeta zyrtare e Vatikanit "zhduk" Monika Kryemadhin

24 Mars 2019, 10:42, Aktualitet CNA
Gazeta zyrtare e Vatikanit "zhduk" Monika Kryemadhin

L?Osservatore Romano, gazeta zyrtare e Vatikanit, i ka kushtuar një shkrim, situatës politike në Shqipëri.

Në artikull janë dhënë detaje nga panorama politike, duke nisur që përplasjet mes kampeve politike, akuzat dhe kundërakuzat, djegia e mandateve e deri tek zgjedhjet.

Por, ajo çfarë të bën përshtypje në artikull, është se si kryetar i LSI-së, përmendet Ilir Meta.

?Javët e fundit, opozita e përfaqësuar nga lideri liberal Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ka kundërshtuar fuqishëm qeverinë.

Por gjithashtu po proteston edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), partia e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në javët e fundit PD dhe LSI kanë arritur në pikën që deputetët e tyre të lënë mandatet në shenjë proteste. Megjithatë, braktisja e parlamentit u kritikua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria përfaqësohet nga kryeministri socialist Edi Rama. Partitë e opozitës dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme. Akuzat kundër qeverisë së Ramës lidhen me afërsinë e tij me organizatat kriminale dhe biznesmenët?, thuhet  në shkrim./ CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vazhdon beteja me zjarret në Krrabë

 

Mëngjesin e sotëm, është raportuar se ka rënë zjarr në zonën e Krrabës.

Nuk dihen ende shkaqet, por fozcar zjarrfikëse dhe Policia ndodhen ne vendgnjarje.

Gjithashtu nuk dimë ende nëse ka të lënduar  apo jo nga kjo ngjarje.

Shpesherë  në këtë zonë  rëniet e zjarreve janë të shpeshta.

 

Lajmet e fundit nga