Connect with Us

‘E përshëndeti me dorë para vrasjes’/ Kamerat kapin vrasësin me kapele

Aktualitet

‘E përshëndeti me dorë para vrasjes’/ Kamerat kapin vrasësin me kapele

Publikuar

-

Asnjë i dyshuar për vrasjen mafioze të avokatit në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Për ekzekutimin e 50-vjeçarit, autori i maskuar me një kapele ka përdorur një pistoletë me silenciator. Nga rindërtimi i ngjarjes, autori i është afruar qetësisht Gurrës dhe më pas e ka qëlluar pas koke dhe më pas është larguar me shpejtësi. Për të mos krijuar dyshime, autori, në momentin që është drejtuar për te tavolina ku qëndronte Gurra, e ka përshëndetur me dorë.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin autorin, por Policia dhe Prokuroria deri tani nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë identifikimin e tij. Ravik Gurra, babai i dy fëmijëve, prej vitesh bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, ku jetonte bashkë me familjen që prej vitit 1998. Dy çështjet më të rëndësishme që 50-vjeçari ka mbrojtur në vendin tonë lidhen me fisin Çapja në Elbasan si dhe Emiljano Shullazin në Tiranë. Përveç Shqipërisë, Gurra ushtronte profesionin e avokatit dhe në Angli, ku kishte themeluar zyrën e quajtur “Gurra & D”, ku kryesisht merrej me çështje të emigrantë shqiptarë në vendin ishullor.

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ravik Gurrës i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për ekzekutim të funksionarëve publikë. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes mafioze, ende nuk ka një të dyshuar konkret, ndërkohë që për t’u marrë në pyetje janë shoqëruar shumë persona. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, ku ndodhen dhe shumë institucione publike. Gjithçka ka qenë shumë e shpejtë sa dhe miqtë e tij dhe dëshmitarë në ambientet e jashtme të lokalit kanë menduar se avokatit i kanë rënë të fiktë kur e panë të shtrirë në tokë.

Por shumë shpejt është kuptuar nga gjaku që ai është vrarë. Akti ka qenë shumë i shpejtë dhe i mirorganizuar sa dëshmitarët nuk kanë mundur të bëjnë një identikit të autorit, i cili, duke përfituar nga errësira, është larguar me ecje të shpejtë. Dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka pritur atentatorin jo shumë larg vendit të ngjarjes. Më pas, autorët kanë djegur makinën në afërsi të fshatit Karakullak, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit për të zhdukur çdo gjurmë. Autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë, por deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i tij për shkak se në kokë ai mbante një kapele, gjë e cila bën që të mos i shquhet fytyra. Hetuesit kanë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë përgjatë itinerarit që autorët kanë përdorur për t’u larguar në mënyrë që të arrijnë në identifikimin e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ka dyshime të forta se autori është paguar, ndërsa konsiderohet vrasje për shkak të detyrës.

LEXO EDHE:  Fqinjët përleshen me thika/ Plagoset në qafë 62-vjeçari

Ravik Gurra ishte i diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1998, 50-vjeçari emigroi në Britaninë e Madhe ku u zhvendos bashkë me familjen. Në Angli, Gurra mësohet se ka punuar si përkthyes në Gjykata, Ministrinë e Emigracionit dhe Polici. Gurra, gjithashtu, ka studiuar për Avokati dhe në Britani, ku edhe kishte hapur një studio ligjore, shkruan Panorama.

Kolegë të Gurrës në Shqipëri shprehen të befasuar për ngjarjen pasi vetë 50- vjeçari nuk u kishte shprehur atyre asnjë shqetësim. Ndërsa banorët e Elbasanit që kishin njohje me avokatin shprehen të indinjuar për ngjarjen. “Turp ku jetojmë, turp çfarë njerëzish po edukojmë, po vritemi në mes të rrugës dhe asnjë nuk na mbron”. Këto janë disa nga komentet e opinionit elbasanas në këtë ditë të vrasjes së avokatit. Ndërkohë që nga mbrëmja e së premtes e në vijim, qyteti është blinduar nga Policia dhe forca të RENEA-s, të cilët kanë ushtruar kontrolle në banesa në akse të ndryshme dhe në lagje të qytetit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Policia Kufitare apel qytetarëve të mos dynden në Kakavijë/ Shfrytëzoni doganën e Kapshticës

Publikuar

-

Nga

Për shkak të situatës së krijuar në Kapshticë Policia Kufitare apelon qytetarët që mos dynden të gjithë në drejtim të Kakavijës por të shfrytëzojnë edhe pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërkohë që Drejtori i Departamentit për Kufirin Eduart Merkaj po zhvillon takim me homologët grekë në doganën greke, për të mundësuar gjetjen e një zgjidhje në interes të qytetarëve që janë në pritje për të kaluar në shtetin grek.



LEXO EDHE:  Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat/ Pranga dy shoferëve në Korçë

Kujtojmë se prej disa ditësh, në pikën kufitare të Kakavijë, paraqitet situatë tejet e rënduar, pasi radha e makinave ka kaluar 20 kilometra.
Qindra qytetarë presin prej ditësh të kalojnë kkufirin, ndërkohë që puna nga pala greke vijon te jetë minimale për shkak të kryerejes së tamponave për qytetarët që duan të futen në territorin grek./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SMS-të “vrasëse” të Veliajt/ Ylli Ndroqi shkarkoi Beti Njumën

Publikuar

-

Nga

SMS-të “vrasëse” të Veliajt/ Ylli Ndroqi shkarkoi Beti Njumën

Dje në mbrëmje presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi i njohur si trafikant i drogës, Xhemail Pasmaçiu ka publikuar disa mesazhe të cilat janë pjesë e një komunkimi të gjatë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në mesazhet e publikuara, Veliaj i kërkonte llogari Ndroqit për qendrimet e drejtoreshës së atëhershme të Informacionit, Beti Njuma, kundër bashkisë së Tiranës dhe vetë kryebashkiakut. Në të ashtuquajturin denoncim, nga ana e Ndroqit për mesazhet shantazhuese të Veliajt, tregohet qartë ndërhyrja e pushtetarëve në media.

Mirëpo, çfarë ndodhi në kohën e shkëmbimit të këtyre mesazheve?

Pas ankesave të Veliajt, për lajmet dhe qendrimet kundër tij në Ora News, Ylli Ndroqi vendosi të shkarkonte Beti Njumën. Fakti është që në atë kohë është larguar nga detyra e Drejtorëshës së Informacionit, Beti Njuma dhe është zëvendësuar me Brahim Shimën. E vërteta është një dhe vetëm një! Ka një shkëmbim mesazhesh që janë skandal pa asnjë diskutim, por Beti Njuma në atë moment u shkarkua nga drejtoreshë Informacioni.

LEXO EDHE:  Lleshaj bën bilancin/ Ja sa qytetarë dhe biznese janë gjobitur nga policia

LEXO EDHE:  Gërryente shtratin e lumit Shkumbim/ Procedohet penalisht një person

Kush është morali i Ylli Ndroqit nga ato mesazhe?

A mund të ketë moral Ylli Ndroqi dhe të flasë publikisht ky trafikant droge që e ka shkarkuar drejtoreshën e Informacionit pas mesazheve me Erion Veliajn dhe më pas emëroi Brahim Shimën? Për të mos thënë se edhe Beti Njuma edhe Brahim Shima më shumë sesa drejtorë Informacioni janë menaxhues redaksie, sepse drejtori i vërtetë i Informacionit në Ora News është vetë Ylli Ndroqi./CNA.al

Mesazhet Veliaj-Ndroqi

 

SMS-të “vrasëse” të Ylli Ndroqit



Historia e “dashurisë” Veliaj-Ndroqi/ Nga bashkëpunimet e errëta deri tek prishja e miqësisë

Sherri me Veliajn si alibi e Ylli Ndroqit?!

Ylli Ndroqi akuzon Erion Veliajn për shantazh

Ylli Ndroqi në hetim nga SPAK/ Zbulohet pasuria e sekuestruar

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje fëmijën që po priste në radhë

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje fëmijën që po priste në radhë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kakavijë, aty ku mijëra shqiptarë presin në rradhë prej 4 ditësh për të kaluar kufirin grek.

Mësohet se një  ambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç, i cili ka qenë duke pritur në radhë.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që ambulanca ka qenë me shpëjtësi duke transportuar një të sëmurë për të marrë ndihmë mjeksore./CNA.al

LEXO TE PLOTE