LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut mesazh Ramës/ Ti o njeri e ke marrë peng këtë vend…

24 Mars 2019, 17:52, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut mesazh Ramës/ Ti o njeri e ke marrë peng

Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu i qenë prezent në protestën e banorëve të Astirit foli rreth arrestimit të njërit prej protestuesve të Unazës për të cilin gjykata vendosi të mbahet në burg.

Balliu e quajti këtë akt si rikthim të gjykatave komuniste në Shqipëri.

?Sot ai zyrtarizoi diçka, që është rikthimi i gjykatave komuniste. Unë e kam parë me sytë e mi Dorian Protoduari nuk ishte fare i përfshirë në protestë. Por mbiemri Protoduari e tremb këtë qeveri. Si partinë e baballarëve të tyre që ka pushkatuar me dhjetra njerëz nga ky fis?,u shpreh ish deputeti.

Gjatë fjalës së tij, Balliu sulmoi edhe kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

?Kukulla Arta Marku nuk merret sot të gjejë 1500 vrasës që janë ende pa u dënuar merresh me banorët e Unazës që protestojnë për të drejtën e tyre?,-deklaroi ai.

Më tej çuni i Fahriut iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se 16 Marsi i solli parainfarkt por 13 Prilli dita kur do të mbahet protesta e radhës do t?i sjelli infarkt sipas Balliut.

?Ti o njeri e ke marrë peng këtë vend. Të mbash pushtetin e ke të vështirë. Ti nuk arrin të kuptosh se deri ku ka arritur urrejtja e qytetarëve ndaj teje. Ti nuk arrin të kuptosh deri ku arrin inati i shqiptarëve me ty. Mendoj që ky njeri e ka mbushur kupën. Mendoj që kohës së përcjelljes së mesazheve ndaj teje i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur koha të veprojmë. Të të shklulim nga drejtimi i klikës tënde mafioze dhe të të shporrim. Edi Rama, 16 Marsi të solli parainfarktin por 13 Prilli do të të sjelli infarktin?,-tha Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga