Connect with Us

20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë/ Meta: Mirënjohje për SHBA

Aktualitet

20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë/ Meta: Mirënjohje për SHBA

Publikuar

-

/

Presidenti ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka përkujtuar 20- vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës.

Sipas Metës, Ndërhyrja e NATO-s, si dhe shpallja e pavarsisës së Kosovës forcuan paqen dhe stabilitetin në rajon.

Meta shprehu mirënjohjen e tij për SHBA-në dhe NATO-n për kontributin e dhënë për kombin shqiptar.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në bote”,-shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me thikë në Durrës/ Zbardhen detajet e para, si nisi sherri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen në Durrës, ku u plagos një person me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta.

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.



Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

LEXO EDHE:  Damiani pa çunat problematik kushton 6.666 vota më pak

LEXO EDHE:  Damiani pa çunat problematik kushton 6.666 vota më pak

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE