Connect with Us

Si po asgjësohet përfundimisht Tirana

Aktualitet

Si po asgjësohet përfundimisht Tirana

Publikuar

-

Nga Indrit Hoxha

* Edhe pak dhe Tirana e vjetër tretet përfundimisht. Tek – tuk nëpër ndonjë lokal a facebook do të shohim foto të vjetra, të zverdhura nga koha, të zejtarëve dhe blerësve me qeleshe e brekushe, urën e Tabakëve, Kursalin, pazarin e vjetër, fillimin e ndërtimeve në bulevardin Dëshmorët e Kombit e ndonjë gjë tjetër nga ajo kohë.

Asgjësimi i Tiranës ka për autor një mjeshtër të madh, të quajtur Edi Rama. Për 11 vjet ai punoi sistematikisht për këtë projekt. Natyrisht natyra pragmatiste shqiptare u mrekullua nga “heroi” që i rriti vlerën tokës dhe ktheu qerpiçin në beton. Në mes të viteve 2000 kishte plot tironc që ta përplasnin në sy: “Vallahi mo, jina demokrat e votojm për Salën, po për bashkin’ vallahi ia japim Ramës se i dha vlerë shpijave ene tokës ton’ ”

E ia filloi buldozeri duke rrënuar avlli e shtëpi, u hapën gropa e themele e hodhën shtat lloj lloj monstrash, ca me projekt ca me tamina, një me drejtim lindje – perëndim fqinji Jug-lindje –veriperëndim, njëri 5 katësh me 5 të tjera shtesë e pafundësisht shpikje e modifikime, pas të cilave, në vetëm një dhjetëvjeçar, Tirana humbi kuptimin e një qyteti të jetueshëm e u kthye në një fjetinë të madhe ku as për të luajtur me peta fëmijët nuk ka më vend.

Por “ëndrra vazhdon”. Tashmë kemi delfinin e Ramës në vendin që më herët e mbante kryeministri i sotëm. Quhet Erion Veliaj. Është në atë vend vetëm se i ka shërbyer me zell Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Në një intervistë të ca muajve më parë në Vizion Plus u shpreh krenar që është një nga njerëzit e Sorosit. I shërbeu Ramës me Mjaftin kundër Nanos. Më pas iu ngjit e i shërbeu si jeniçer kundër Berishës dhe çdo kundërshtari tjetër, duke i denomstruar nënshtrim total dhe bindje të verbër.

Për këto arsye Erion Veliaj është sot Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në terma konkret është sekretari i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës. Po e administron këtë institucion pikë për pikë si idhulli i tij dikur. Qesharak por e nisi me lyerje fasadash, njëlloj si Rama. Madje tek Shallvaret iu kthye për së dyti. Nuk le rast pa dalë me garuzhde në dorë e përparëse gatimi duke shpërndarë supë e kotoleta në sebepe lokale, ditë botërore a festa kombëtare, për të prodhuar për veten imazhin e paraardhësit: PUNON!

Për fatin e tij të mirë , tek një pjesë e elektoratit ia ka dalë ta mbjellë këtë imazh. Për shumicën e shqiptarëve që i presin drutë shkurt, e mira dhe e keqja vjen nga qeveria e madhe. Edhe ku bllokohet trafiku, edhe kur rritet çmimi i ujit, edhe kur bëhet çdo rrugicë parkim me para, …”qeveria!” –thonë. Pra një pjesë të mirë të kusureve ia ka hequr Rama me rilindjen në qeveri. Lali, (kështu tallet nëpër Shqipëri për shkak se , për t’u dukur sa më popullor e intim me këdo që takonte pa dallim, i thoshte “Si je lal’”) me një makineri propagande të kontrolluar me rreptësi dhe kujdes të jashtëzakonshëm deri më sot ka bërë që të mos merret njeri me humnerën që pa prodhuar pas fasadës.

SEPSE PUSHTETI VENDOR NUK ËSHTË BOJË E ZIFT!

Po vijnë gurë nga gjithë Shqipëria për sheshin Skënderbej. Po vijnë pemë e shkurre nga anekënd mëmëdheut për në atë shesh… Po kujt po i plas shumë? Se mos e ka të shkruar në ballë guri që vjen – ta zemë – nga guroret e Taulantit në Librazhd a nga tjetërkund. Kush ka pyetur ndonjëherë se ku po shkel kur kalon në një rrugë a shesh të vendit tonë apo të botës? Natyrisht që këto fishekzjarret hidhen që të mos bjerë në sy shpenzimi prej miliona eurosh, ndërkohë që bashkia e Tiranës nuk është as ai shesh as qyteti i Tiranës, por një popullsi gati milionëshe nga malësitë pas Dajtit deri në Pezë, nga Elbasani në Fushë Krujë, me Kombinatin qytet më vete, Laprakën po ashtu, dhe gjithë zhvillimin e ndryshimet që kanë pësuar rrethinat si Farka, Kashari etj.

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Politika shqiptare sërish feston e ndarë

Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Shqipëri. Pluhur, mungesë pastërtie dhe probleme me plehrat, tym e gazra e ajër me cilësi të dobët, për të cilat alternativa e Lalit është…të heqim makinat! Në në një metropol, në mijëvjeçarin e tretë pas Krishtit , një kryetar bashkie, pa asnjë alternativë tjetër veç arbitraritetit, lufton të shkurajojë qytetarët që të përdorin makinë!?

Transportin publik, që vetvetiu do ta kish zbrazur vetvetiu Tiranën nga veturat, e ka për faqe të zezë. Po ashtu, biçikletat , përveç fasadës me ca copa korsish aty – këtu, nuk kanë infrastrukturë për të qenë i motivuar njeriu të dalë me të.

Tirana ka tre sisteme ujësjellësi dhe tiranasit vuajnë për ujë. Sistemi i parë është ai i ndërtuar nga diktatura shtatëdhjetë e ca vite më parë, i çarë e çpuar për qejf nga shqiptarët në çerek shekullin e fundit . Çdo pallat, shtëpi, qendër biznesi e re që është çelur, është shoqëruar me hapje grope, çarje tubacioni, ngjitje bërrylash dhe mbulim me dhe. Sistemi i dytë i ujësjellësit është ai që çdo familje pa përjashtim, ka bërë me shpenzimet e veta. Secili ka blerë ca metra tup, nga një pompë nga të paktën një depozitë zinku, të paktën 100 litërshe dhe këtë sistem e ka lidhur me sistemin e vjetër. Kur lëshohet uji në Selitë a Bovillë, pompat familjare vihen në lëvizje, duke shpenzuar miliona kilovat energji, e çojnë ujin përpjetë nëpër taraca , që pastaj ky ujë të rrjedhë lirshëm nëpër rubineta. Ndërsa sistemi i tretë është ai me bidonë që blihet në pazar, se ky i çesmës nuk pihet, për shkak se është i ndotur që në tubat antikë nën tokë deri tek depozitat e mbushura me llum. Ky kryetar bashkie që kemi nuk e ka një zgjidhje për këtë hall të madh.

Tirana nuk është as rrugët e as muret por njerëzit. Këtu lindin e rriten fëmijë, mësojnë e punojnë, vijnë e shkojnë nga gjithë vendi e bota njerëz, hanë e pijnë, bëjnë nevoja personale, sëmuren e vdesin. Për lehtësimin e këtij komuniteti dhe për zgjidhjen e këtyre halleve e ka shpikur njerëzimi modern kryetarin e bashkisë. Jo për të bërë “nga një punë çdo ditë”. Një mandat katërvjeçar ka 1460 ditë. Tirana ka njëmijë herë më shumë banorë. Mund të bësh edhe një punë të vetme në katër vjet, por që zgjidh për një periudhë shumë të gjatë një a disa halle të mëdha të komunitetit. Nëse në 4 vite do të kish vendosur të zgjidhte – ta zemë – problemin e ujit të pijshëm, për dekada me rradhë jeta e metropolit do të kish pësuar ndryshim cilësor e po ashtu edhe ekonomia e çdo familje, që llogaritet se vetëm me ujin e blerë në shishe harxhon mesatarisht 1500 lekë , përveç faturës që paguan për atë çka vjen në rrubinet.

Le të kthehemi edhe një herë tek njeriu-fasadë, fansi më i zellshëm i Edi Ramës. Sot që ai drejton bashkinë lejet e ndërtimit vazhdojnë kafshojnë çdo metër oborr e dhe të mbetur bosh, duke e futur edhe më thellë në kolaps këtë qytet i cili që tani ka humbur kuptimin si i tillë. Objektivi i vetëm i këtij njeriu është të presë me durim sa Edi t’i lirojë dikur vendin. Deri atëhere ka shumë bojë për të lyer e lustruar në rradhë të parë kryetarin e dashur e ç’mbetet edhe fasadat.

Antar i Keshillit Kombetar te PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nis punimi i SEECP, Rama mban fjalimin e hapjes

LEXO EDHE:  Minatorët letër Ramës, Ruçit, Metës dhe Bashës/ Këto janë kërkesat e tyre

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm për Ramën/ Mos luaj me zjarrin, se do digjesh

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Politika shqiptare sërish feston e ndarë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: