LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten sërish temperaturat/ Si do jetë moti në vijim

23 Mars 2019, 07:32, Aktualitet CNA
Rriten sërish temperaturat/ Si do jetë moti në vijim

Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat lindore.

Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të jetë me mot të kthjellët.

Mbrëmja dhe nata sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin por më të dukshme paraqiten në veriperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rritje, duke u luhatur nga 3°C mëngjesi në verilindje deri 25°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Lajmet e fundit nga