LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sfidon opozitën/ Ta harroni pushtetin në tavolinë

23 Mars 2019, 12:41, Aktualitet CNA
Rama sfidon opozitën/ Ta harroni pushtetin në tavolinë

Kryeministri Edi Rama ka folur në pjesën e dytë të punimeve në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në kuadër të nismës ?Bashkia që duam?, shefi i qeverisë ka adresuar një sërë mesazhesh për qytetarët në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka sfiduar hapur opozitën, ndërsa ka theksuar se duhet ta harrojnë se mund të marrin pushtet në tavolinë.

?I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë  sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyre.

I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre.

U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona.

Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur.

Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë.?-tha Rama.

Më tej, ai theksoi se nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi.

?Unë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t?i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë?, tha kryeministri.

Lajmet e fundit nga