Connect with Us

Pogba po mendon seriozisht largimin nga Anglia/ Ja ku pritet ta shohim sezonin e ri

Aktualitet

Pogba po mendon seriozisht largimin nga Anglia/ Ja ku pritet ta shohim sezonin e ri

Publikuar

-

Paul Pogba dëshiron ta mbyllë eksperiencën e tij te Manchester United, sipas “Marca”. Ai kërkon një destinacion të ri, siç bëri në merkaton e dimrit, por nuk e gjeti atë. Mino Raiola gjithashtu beson se Pogba ka hyrë tashmë në historinë e Premier League, ndaj po përpiqet t’i gjejë një klub të ri francezit. Në këtë mënyrë, agjenti i tij përfiton edhe vetë financiarisht, nga transferimi i radhës.

Vetë mesfushori kampion bote duket të jetë i qartë dhe beson se skuadra, që i përshtatet më mirë se askush tjetër, është Real Madridi. Problemi qëndron te pronarët e Manchester United, të cilët duken të vendosur për të mos e lëshuar kampionin e botës, sidomos pas ardhjes në stolin drejtues të Solskjaer. Klubi nga ”Old Trafford” pagoi 114 milionë euro në verën e vitit 2016 për ta marrë nga Juventusi.

Eshtë e vërtetë se Zinedine Zidane do të donte ta kishte nën urdhra një lojtar të tillë, i cili është në gjendje të “shkelë” çdo cep të fushës. Pas largimit të Jose Mourinho nga drejtimi i “Djajve të Kuq”, Pogba është tjetërsuar për mirë. Ka rifituar pozicionin e lojtarit vendimtar në skuadër, ashtu siç ishte për Francën në Kupën e Botës së fundit. /CNA.al

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surpriza e madhe e trajnerit Lerda, ja kë do fusë titullar ndaj Sherif Tiraspolit

Publikuar

-

Nga

Partizani pret të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” moldavët e Sherif Tiraspol. Kundërshtari megjithëse superior në buxhet mbetet i një niveli më të ulët se azerët e Karabak.

Trajneri Franko Lerda pritet ta rreshtojë ekipin në një skemë akoma dhe më sulmuese. Një ndër ndryshimet e shumta që italiani pritet të bëjë është hedhja në fushë nga minuta e parë e mesfushorit venezuelian Aristoteles Romero.

Futbollisti i huazuar nga Krotone nuk ka qenë në stol në dy ndeshjet me Karabak, por shansi i 23-vjeçarit për të treguar veten pritet të vijë ndaj ekipit moldav.

Aktivizimi i fundit i Romeros si titullar daton më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e Kupës së Itali, ku Krotone u ndesh me Bolonjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE