LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD kërkon qeveri pa Ramën/ Ahmetaj: Po i lëmë edhe ne mandatet

23 Mars 2019, 17:04, Aktualitet CNA
PD kërkon qeveri pa Ramën/ Ahmetaj: Po i lëmë edhe ne

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur rreth aktualitetit politik në vend dhe rreth kongresit të zhvilluar ditën e sotme nga ana e PS-së.

Sipas Ahmetajt, Kongresi ishte i mirfilltë pune dhe i fokusuar tek axhenda e PS-së për zgjedhjet lokale.

Ahmetaj , e cilësoi vendimin e opozitës si kundërshti ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Më tej Ahmetaj, hodhi idenë e lënies së mandateve nga ana e mazhorancës se nuk duan Lulzim Bashën kryetar partie.
?Ishte një kongres i mirfilltë pune dhe u fokusuam tek axhenda për qytetarët dhe në platformën ?Shqipëria që Duam?. Unë sot kam ngritur një pyetje përse sa herë që Shqipëria është në proces intergrimi ata e cilësojnë Shqipërinë në krizë. Ata janë kundër  procesit të integrimit në BE. Tani nuk shkojmë ne në zgjedhje me Edi Ramën. Hajde se po e lëmë edhe ne mandatin sepse nuk e dua Gazmend Bardhin sekretar të PD-së, nuk e dua Lul Bashën kryetar të PD-së dhe hajde se po lëmë mandatet?,-tha Ahmetaj në rubrikën ?Kjo Javë? në News 24./CNA.al

Lajmet e fundit nga