LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oferta e Ramës për opozitën/ Berisha: Ta shporrim kalbësirën

23 Mars 2019, 19:32, Aktualitet CNA
Oferta e Ramës për opozitën/ Berisha: Ta shporrim

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar qëndrimin e Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë Kongresit të PS-së, kryeministri Rama tha se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse opozita arrin të fitojë qoftë edhe një bashki më tepër se PS-ja.

Sipas Berishës, Rama po pretendon të vjedhë edhe zgjedhjet lokale.

?Qëndrimi i Edvinit në Kongres ështëc thirrje për të shporrur sa më parë kalbësirën!

Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, në kongresin funeber të kakistopartisë, për opoziten për zgjedhje të parakohshme se ?Nëse opozita fiton një bashki më shumë se ne, shkojmë në zgjedhje”, është një kushtrim tjetër për opozitën dhe shqiptarët.

Me këtë deklaratë, ky birbio që rrëmbeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thotë shqiptarëve se vetëm po nuk arrita t?ju grabis përsëri shumicën e bashkive do plotësohet kërkesa juaj për zgjedhje të parakohshme.

Për popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklaratë është kushtrim dhe ka vetëm një përgjigje: Ta shporrim, ta shporrim, të shporrim kalbësirën?,- shkruan Berisha. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga