Ndryshim rrjedhe në Kongresin e PS?/ Deputeti: Do flas për Bashkinë që nuk dua – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ndryshim rrjedhe në Kongresin e PS?/ Deputeti: Do flas për Bashkinë që nuk dua

Publikuar

-

Në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa disa kryebashkiakë socialistë në fjalën e tyre e kanë vënë theksin tek “Bashkia që duam”, ka pasur edhe një ndryshim rrjedhe.

Deputeti i qarkut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili është konfirmuar nga Rama si kandidat për Bashkinë e këtij qyteti, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, tha se “Unë do flas për Bashkinë që nuk duam”.

Ndreu hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut aktual të Lezhës, ndërsa theksoi se kjo Bashki nuk ofron shërbime, por është shndërruar në godinë punësimi të miqve dhe familjarëve.

LEXO EDHE:  Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër/ Ja kush fiton

“Unë sot do flas për Bashkinë që nuk dua. Bashkia e Lezhës, është ajo që nuk duam. Sot Bashkia e Lezhës nuk është godinë shërbimi, por punësimi. Aty punojnë 1200 vetë, është një rrjet i tërë miq, shokë e familjarë. Njerëz që jetojnë jashtë e marrin rrogën në Bashkinë e Lezhës.

Paguahen tre herë më shumë rroga sesa investime. Zemra e qytetit si në Kandahar. Kjo është ajo që ka sjellë PD-ja në drejtimin e Bashkisë që nuk duam që është Bashkia e Lezhës”-tha Ndreu./ CNA.al

Aktualitet

Video-Terrorizoi banorët me armë/ E pëson keq 49-vjeçari

Publikuar

-

By

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi , në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi  A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive

LEXO EDHE:  Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër/ Ja kush fiton

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Askush nuk e priste këtë lëvizje/ Ylli i madh brazilian rikthehet në Serie A

Publikuar

-

Vetëm dy ditë më parë Dani Alves njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain, duke dalë tashmë një lojtar i lirë, ndërsa kanë vërshuar menjëherë ofertat në drejtim të tij.

Sipas mediave italiane, e fundit që është përfshirë në garë për shërbimet e brazilianit, është skuadra e Interit, pasi 36-vjeçari shikohet si interpretuesi ideal i skemës 3-5-2 të Contes, duke qenë se është një mbrojtës që sulmon në mënyrë të vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Motra milionere e ministres së Ramës në KPK/ PS shkarkon dhe konfirmon gjyqtarë e prokurorë

Mosha e Dani Alves sigurisht që nuk të jep shumë besim, por fakti që ai mund të transferohet në Milano pa pagesë, ka joshur mjaftueshëm Marottën, që shquhet për lëvizje të tilla.

Krahas zikaltërve, në garë parë shërbimet e brazilianit janë edhe Manchester City, Borussia e Dortmundit, por edhe ish skuadra e tij, Barcelona, megjithatë e ardhmja pritet të vendoset vetëm pas përfundimit të Kupës së Amerikës, ku Alves është i angazhuar me kombëtaren e Brazilit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gavazaj, Llullaku dhe “ylli” Shkupit, Kukësi çmendet në merkato

Publikuar

-

By

Kukësi ka një për ballje jo të lehtë me Debrecenin më 11 korrik, e një javë më pas verilindorët do të luajnë ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Por, duke parë potencialin e kundërshtarit, verilindorët po mundohen të përforcohen. Nënkampionët e Shqipërisë synojnë të paktën 2-3 lojtarë të nivelit të lartë, të cilët duhet të bëjnë diferencën.

Por, për të arritur tek emra si Azdren Llullaku, Mirko Ivanovski, apo ndonjë lojtar të këtij kalibri, presidentit Gjici do t’i duhet të shpenzojë jo pak, por minimalisht mbi 100-120 mijë euro për 9 muaj, shkruan “Panorama Sport”. Përveç këtyre dy emrave të rëndësishëm, drejtuesit janë vënë në ndjekje të një mesfushori qendre. Kur disa emra janë të njohur dhe janë nën lupën e klubit nënkampion, një tjetër i ri ka dalë në skenë për qendrën e mesfushës.

RRON BROJA

Bëhet fjalë për mesfushorin shkatërrues 23-vjeçar Rron Broja, i cili sapo është liruar nga klubi i tij, Shkupi, në Maqedoninë e Veriut. Mesfushori kosovar tashmë është i lirë e drejtuesit e Kukësit sapo e kanë marrë këtë informatë, janë interesuar direkt për shërbimet e tij. Së pari, ata kanë pyetur nëse është e vërtetë që ky futbollist nuk ka më kontratë me klubin shkupjan, e më pas janë interesuar për pagën e tij, çka ai kërkon, etj.

Gazeta mëson nga burime të sigurta se verilindorët i kanë bërë një ofertë lojtarit nëpërmjet një të treti, por jo për terma konkretë, thjesht është biseduar në parim. Nëse ai do shprehë dëshirën për t’iu bashkuar Kukësit, atëherë palët do negociojnë me terma konkretë.

LEXO EDHE:  Motra milionere e ministres së Ramës në KPK/ PS shkarkon dhe konfirmon gjyqtarë e prokurorë

Afrimi i tij nuk është domosdoshmëri për Kukësin, por gjithsesi dëshira dhe interesi ekziston. Broja ka qenë pjesë e Trepçës dy vite më parë kur kaloi te Shkupi në sezonin 2017-2018 e 2018- 2019. Sezonin që sapo lamë pas, 23-vjecari u aktivizua si titullar absolut duke luajtur 31 takime e shënuar 1 gol.

MERKATO

Verilindorët kanë arritur të afrojnë deri tani 5 futbollistë, Emiljano Mustën, portierin Ilir Avdyli, Markovanvasten Çemën, Bruno Lulajn dhe e ish-mbrojtësin e Slaven Belupo në Kroaci, Tome Kitanavoskin, i cili zëvendëson Uilliam Melon. Në provë është Kamara, ndërsa i rikthyer është Roxher Xhunior, me të cilin akoma ka ngërç për kontratën dhe një çështje financiare.

Duke parë largimet, afrimet e Kukësit janë më të shumta, por vetëm në numër jo në cilësi. Janë larguar futbollistë si Arturo Rexhinaldo, Melo e Dzaria, të cilët kanë qenë shtyllat e ekipit. Me dy-tri afrime “big”, Kukësi pritet të bëjë hapat e duhur në merkato për të ndërtuar realisht një ekip me të vërtetë të fortë e konkurrues. Drejtuesit nuk i kanë humbur shpresat për të afruar Azdren Llullakun dhe Enis Gavazajn.

Me dy ish-futbollistët e Kombëtares trajneri Gjoka do ndihej i plotësuar. Situatat janë të ndërlikuara me të dy këta lojtarë, pasi të dy kanë pretendime të larta financiare, por dhe shumë oferta të tjera. Kukësi po konkurron me klubet pretendentë për të dy këta lojtarë me faktin që luan në Kupat e Europës këtë sezon e çdo sezon tjetër, plus që pretendon titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending