LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Minimi i reformave/ Balla bën përgjegjëse opozitën

23 Mars 2019, 16:18, Aktualitet CNA
Minimi i reformave/ Balla bën përgjegjëse opozitën

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kongres u shpreh i bindur se Partia socialiste është e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin.

Sipas Ballës, vendimet e opozitës janë të papërgjegjshme, dhe këto vendime kanë krijuar një ngërç në integrimin e Shqipërisë në BE.

Balla në fjalën e tij numëroi arritjet e bëra  gjatë qeverisje së vendit nga PS-ja.

?Ne erdhëm me bindjen e përforcuar se jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisim në Shqipëri. Jemi të vetdijshëm se opozita në papërgjegjshmëri të plotë politike ka braktisur institucionet dhe masën më të madhe të shqiptarëve duke krijuar një ngërç për integrimin në familjen europiane. Zhvillimi i Shqipërisë në të gjitha fushat ka qenë është dhe do të ngelet kryefjala e qeverisjes tonë në këto 5 vite e gjysëm qeverisje?,-tha Balla

Më tej Balla u shpreh se dialohu politik është instrumenti i vetëm që çon në zgjidhjen e krizës.

?Djegia e mandateve nga një grup i deputetësh opozitar është një akt i pashembullt nga ana e kundërshtarëve. Këto veprime minopjnë procesin e reformave dhe integrimin në BE. Dhuna ndaj institucioneve nuk na çon askund dhe janë akte antidemokratike. Dialogu politik është i vetmi instrument që mund të na çojë në zgjedhjen e krizës?,-deklaroi ndër të tjera Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga