LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kongresi i PS-së/ Shehu: Skemë iluzive në 3D

23 Mars 2019, 11:01, Aktualitet CNA
Kongresi i PS-së/ Shehu: Skemë iluzive në 3D

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me Kongresin e PS-së, duke e cilësuar si një gjethe fiku për të mbuluar të vërtetën dhe skemë iluzive në 3D.

?Teater i mirefillte, ?gjethe fiku? per te fshehur te verteten e realitetin tragjik te demokracise sone.
Besoj se asnje nuk e merr seriozisht ?komedine? qe po luhet sot ne ate salle per zgjedhjet e Qershorit.
As vete ata qe po u shqiptohet emri si kandidate, aq me pak ata qe i propozojne…
Shqiperia ka nevoje te zgjidhe se pari ngercin e madh politik qendror e zgjedhor e me tej te shikoje drejt Bashkive.
Ne kohen qe ne kemi nje Parlament te deformuar, monist, te pa perputheshem me realitetin e vendit, me ?deputete? te rinj te thirrur ne menyre anti kushtetuese, kerkojne te merren me Kryetaret e Bashkive.?-shkruan Tritan Shehu.

Më tej, ai thekson se prej dy vitesh nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, ndërsa PS flet për Këshillat Bashkiakë.

Sipas Shehut, pa zgjidhur këtë problemin e madh politik qendror e të sigurisë zgjedhore, nuk ka sens të procedohet për derivatet e zgjedhjet lokale.

?Ne kohen qe prej rreth dy vitesh ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese, i vetmi institucion arbiter e garant i konstitucionalizmit ne Shqiperi, ne ate salle flitet per Keshillat Bashkiake!!
Gjerat nuk mund te funksionojne e nuk do te funksionojne dot keshtu.
Pa zgjidhur problemin e madh politik qendror e te sigurise zgjedhore, nuk ka sens te procedohet per derivatet e zgjedhjet lokale!
Skeme iluzive ne 3D kjo, qe po degjohet nga ai Kongres, jo reale dhe e pa aplikueshme.?-përfundon postimin e tij Tritan Shehu.

Lajmet e fundit nga