LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari bashkiak i tregon vendin Ramës/ Zbulon misionin e Rilindjes

23 Mars 2019, 12:14, Aktualitet CNA
Këshilltari bashkiak i tregon vendin Ramës/ Zbulon misionin e

Ndërkohë që Partia Socialiste po mban Kongresin, ku kryeministri Rama propagandon fort qeverinë e tij, ka ardhur një ?shuplakë? e fortë nga anëtari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se Shqipëria është ndër vendet më të varfra, më të korruptuara dhe me emigracionin me të madh.

?Shqipëria në 15 vendet më të korruptuara të botës, ndër vendet më të varfra në botë, në vendet e para në botë për emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e lëndëve narkotike e atë njerëzor! ?-shkruan Olli.

Më tej, Olli thekson se ky ka qënë misioni i ?sektit? të Rilindjes, që sipas tij, synon vetëm të mbyshë xhepat e tyre dhe Shqipëria sot po vuan diktaturën me ta egër.

Gjithashtu Olli, ironizon Ramën, ndërsa thekson se ?vërtetë nuk kemi parë gjë akoma??.

?Por, duket se ky ka qenë misioni i sektit rilindist e prandaj ata festojnë sot…. kanë shkuar nga fitorja në fitore për veten e xhepat e tyre, ndërkohë që Shqipëria vuan diktaturën më të egër, atë të urisë, të mungesës totale të ligjshmërisë dhe dinjitetit njerëzor! E megjithatë nuk kemi parë gjë akoma…?-përfundon postimin e tij Leonard Olli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga