LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Janë sërish bashkë! Rita Ora rikthehet me ish të dashurin vetëm pak javë pas ndarjes nga aktori

23 Mars 2019, 20:30, Aktualitet CNA
Janë sërish bashkë! Rita Ora rikthehet me ish të dashurin

Rreth dy javë më parë, mediat rozë u pushtuan nga lajmet e ndarjes së këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora nga i dashuri, aktori Andrew Garfield. Ndarja, që thuhet se i theu zemrën artistes, erdhi nga Garfield, i cili mësohet se nuk ishte gati për një lidhje aq publike dhe vendosi t?i jepte fund marrëdhënies me Orën.

Por Rita duket se e ka kaluar shpejt trishtimin e ndarjes, pasi siç raportohet së fundmi, ajo i është rikthyer lidhjes me muzikantin Andrew Watt, me të cilin ishte ndarë para 5-muajsh. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për ?Page Six? se ata nuk donin të humbisnin atë që kishin dhe kanë vendosur t?i japin marrëdhënies së tyre një mundësi të dytë.

Ndarja e tyre 5 muaj më parë u tha se erdhi si pasojë e faktit që të dy ishin shumë të zënë me punë, ndaj tani, Rita dhe Andrew kanë vendosur të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

?Ata e dinë se ajo që kanë së bashku është ?e vërtetë?.?- mësohet të ketë thënë një burim pranë çiftit, duke shtuar se tashmë u duket çmenduri që mund ta humbnin një gjë të tillë.

Lajmet e fundit nga