LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

23 Mars 2019, 17:07, Aktualitet CNA
Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

Deklarata e presidentit të Republikës, ilir Meta për një dorëheqje të mundshme nga posti i tij për zgjidhjen e krizës politike u komentua nga ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, Meta është votuar nga një Parlament legjitim.

Më tej Ahmetaj i bëri thirrje Metës të bëjë detyrën e tij.

?Presidenti është votuar nga një Parlament që është legjitim dhe nëse do të thirret një tavolinë për dialog atëherë mund të ulemi me thirrje të Presidentit. Meta tha të kundërtën Parlamenti është legjitim me 82 vota, ai është votuar nga një Parlament legjitim. Presidenti të bëjë detyrën e tij, pse duhet të japë dorëheqjen?,-tha Ahmetaj në rubrikën ?Kjo Javë?./CNA.al

Lajmet e fundit nga