Connect with Us

Aktorja e njohur rrëfen si i mbijetoi problemeve në tru: “Mendoja se nuk ja vlente të jetoja më”

Kryesore Show Biz

Aktorja e njohur rrëfen si i mbijetoi problemeve në tru: “Mendoja se nuk ja vlente të jetoja më”

Publikuar

-

Kasti i aktorëve të “Game of Thrones” është më i zënë se kurrë këto kohë, duke promovuar shfaqjen televizive në intervista të ndryshme apo në ture në të gjitha shtetet e botës. E megjithatë, një nga aktoret protagoniste të serialit, Emilia Clarke, ka gjetur kohë që të rrëfejë për diçka vërtetë personale për “New Yorker” dhe të tregojë për kohën që vuajti nga dy aneurizma në tru.

Ajo tregoi se për herë të parë se u diagnostikua me aneurizëm, në moshën 24 vjeçare, kur sapo kishte mbyllur xhirimet për sezonin e parë të “Games of Thrones”: “Isha duke u ushtruar me trajnerin tim, kur ndjeva një shtrëngim në tru. U përpoqa ta injoroja dhimbjen dhe të vazhdoja, por nuk munda. I thashë trajnerit tim që duhet të pushoja. Gati duke u zvarritur shkova në dhomën e zhveshjes, futa kokën në mes të gjunjëve dhe u ndjeva shumë, shumë keq. Ndërkohë, dhimbja në kokë ishte sikur po më godisnin, sikur më gjuanin me thikë dhe vazhdonte të bëhej më keq. E dija çfarë po ndodhte, truri im ishte dëmtuar”.

Më pas Clarke tregon se një grua e kishte ndihmuar të shkonte në spital, ku pas vizitës ju komunikua se vuante nga një hemorragji subarankoide, që do të thotë se kishte gjakderdhje në tru. Aneurizmat shpesh janë fatale, duke u bërë shkak për vdekjen e dikujt, ose mund të japin dëme të pariparueshme në tru. Për të parandaluar një gjë të tillë, Emilia ju nënshtrua një operacioni mini-invaziv në kokë, i cili zgjati tre orë, edhe pse fillimisht kishte hezituar pasi “nuk kishte kohë për kirurgji në kokë”.

Kur u zgjua nga operacioni, në të cilin asaj ju fut një tel në një nga arteriet që shkojnë në tru dhe në zemër, gjithçka ishte në rregull dhe për dy javë nuk pati asnjë komplikacion. Më pas, siç tregon aktorja e njohur, erdhi një periudhë ku nuk mund të mbante mend as emrin e saj.

“Nuk kisha përjetuar asnjëherë një frikë të tillë, mund të shihja jetën që më priste me këtë gjendje dhe nuk ja vlente të jetoja. Jam një aktore, duhet të mbaj mend shumë rreshta dhe fjalë. Në atë moment nuk mund të kujtoja as emrin tim. Herë pas herë i thoja stafit mjekësor të mos më shpetonin, të më linin të vdisja”- rrëfen 32 vjeçarja.

Pas disa ditësh ajo ja doli të fliste sërish dhe të mbante mend më shumë, megjithatë doktorët e paralajmëruan se kishte një tjetër aneurizëm në anën tjetër të trurit, që mund të shpërthentë në çdo moment. Gjithsesi u vlerësua që ajo mund të vazhdonte të bënte intervista e të dilte në television, edhe pse ishte tmerrësisht e vështirë pasi siç tregon aktorja, i është dashur të marrë sasi të konsiderushme morfine midis intervistave. Pasi filmoi sezonin e dytë të “Game of Thrones” Emilia sërish ndjente dhimbje dhe lodhje, por ja doli që të vazhdonte me punën e saj. Vetëm pasi mbaroi sezoni i tretë i serialit, ajo u shtrua sërish në spital, sepse aneurizma e dytë ishte rritur në përmasa dhe duhet të operohej. Kjo ishte dhe më e vështirë, pasi ndërhyrja u bë direkt në kafkë këtë herë. Për të, periudha post-operatore ishte më e dhimbshme herën e dytë dhe gjithçka u bë më e komplikuar, pasi kishte frikë se publiku do ta merrte vesh për gjendjen e saj. Ajo pranon se ka gënjyer disa herë nëpër intervista, madje dhe miqtë e saj, por e kishte bërë për shkak se ende nuk ishte gati të tregonte të vërtetën.

Gjthsesi, tani që kanë kaluar vite nga operacionet, Emilia është shëruar 100% dhe e ka lënë pas këtë kohë të vështirë në jetën e saj. Kjo gjë mund të shihet dhe nga buzëqeshja e madhe që ka në fytyrë në çdo dalje publike.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Transformim pas 20 vjetësh/ Zbuloni si duken aktorët e filmit ‘Titanik’

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Në skenë pranë Rita Orës, ja sa pagoi aktorja shqiptare

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Si dy pika uji! Aktorja e famshme e telenovelave turke paska një motër binjake

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: