LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje të vogla/ Arzu mëson se bashkëshorti e tradhëton, ja ç’do ndodhë sot

22 Mars 2019, 08:39, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Arzu mëson se bashkëshorti e tradhëton, ja

Oja dhe Tajlan kanë pasur një të shkuar bashkë. Për këtë arsye Pelin është e shqetësuar si do t?i tregojë Ojas se ajo është e martuar me Tajlanin. Merve, Pelin dhe Arzu ndihmojnë Ojan në rregullimin e shtëpisë së re. Pelin i tregon bashkëshortit, Tajlanit se Oja është rikthyer. Ajo nxehet kur Tajlan padashje e përmend Ojan si ish-të dashurën e tij. Pelin bëhet xheloze dhe dyshon se Oja dhe Tajlan kanë ndjenja për njëri-tjetrin edhe pse kanë kaluar vite. Oja kujton kohët e vjetra kur ishte mikeshë me tre vajzat. Ajo del për vrap. Po ashtu edhe bashkëshorti i Merves, Serhan. Një plaku i bie infarkt. Oja dhe Serhan i vijnë në ndihmë.

Oja dhe Serhan e pëlqejnë njëri-tjetrin. Serhan shkon në kompani dhe merr lajme të këqija. Merve, Pelin, Arzu dhe Oja takohen me njëra-tjetrën. Merve pyet Arzun si shkojnë gjërat mes saj dhe Mehmetit. Arzu dyshon se Merve di diçka. Pelin shkon për vizitë në klinikën e Ojas. Pelin i tregon Ojas se është shumë e lumtur me bashkëshortin dhe martesën e tyre. Oja shpreh dëshirën që ta takojë bashkëshortin e Pelinit. Edipi përpiqet të kuptojë nëse Oja është rikthyer për tu hakmarrë. Oja i thotë se ishte kurioze të dinte në çfarë gjendje ishin mikeshat e saj dhe donte t?i shihte sa më keq por nuk ndodhi kështu. Arzu fillon të dyshojë tek bashkëshorti i saj, Mehmeti dhe mëson se ai e ka gënyer. Merve vë re se Serhan është shumë i tensionuar por ai nuk i tregon çfarë ka ndodhur. Arzu telefonon Pelinin dhe duke qarë i tregon se bashkëshorti e tradhëton.

Lajmet e fundit nga