LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Athina/ Shpërthim granate pranë një konsullate

22 Mars 2019, 08:01, Aktualitet CNA
Tronditet Athina/ Shpërthim granate pranë një konsullate

Një shpërthim granate ka tronditur qytetin e Athinës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediat greke raportojnë se shpërthimi ka ndodhur pranë konsullatës ruse, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.50, ku dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri.

Ndërkohë sipas dëshmive të para nga banorët përreth mësohet të jetë dëgjuar një shpërthim i fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga