LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria e Ramës, si palaçot e cirkut

22 Mars 2019, 13:02, Aktualitet CNA
Qeveria e Ramës, si palaçot e cirkut

Ndodh në Shqipërinë tonë, ku njerëzit votojnë dhe zgjedhin, por kryeministrin e kemi thjeshtë figurant, qeverinë e bën dikush tjetër dhe ministrat janë thjeshtë palaço cirku.

Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për shkrimtarin e madh “Servantes të letërsisë shqipe”, as për “Skëndërbeun” e Elisës.

Palaçoja që del në cirk për të bërë të qeshësh. Kështu ndodh me ministrat tanë, që i ka në mbledhje Edi Rama, por i emëron dhe shkarkon argati i Serbit, vetë i gjithë dituri Baton Haxhiu.

Pa ndonjë rol si trupa tjetër e cirkut, por palaçot të bëjnë për të qeshur. Ndërsa pjesa tjetër ofron spektakël, lojra ankth dhe emocione.

Qeveria jonë është bërë si palaçot e cirkut, vetëm flasin e flasin e flasin dhe njerëzit qeshin. Rolin në fakt në qeverinë e Ramës e kanë shumica e ministrave, çështja është pse kanë katandisur të gjithë kështu.

Ata në rolin e tyre ndoshta bëjnë për të qeshur Batonin që ti thotë ndonjë llaf të mirë mikut të tij Edi, që edhe pse është zhgjedhur nga shqiptarët, ka vendosur të jetë ushtari punëtor i interesave dhe intrigave të Batonit.

Mjafton ai mos të mërzitet, vetëm Batoni të qeshë, pa Edi ja liron edhe miellin serb, pranon edhe ndryshimin e kufijve të Kosovës, edhe ministrat t?i ketë palaço cirku e kështu me radhë./CNA.al

Lajmet e fundit nga