LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD “shkund” Veliajn/ “Ka më shumë buxhet se Rama e Basha”

22 Mars 2019, 15:57, Aktualitet CNA
PD “shkund” Veliajn/ “Ka më shumë buxhet se Rama e

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur rreth qeverisjes vendore të Tiranës nga Erion Veliaj.

Sipas Zhupës një nga gjërat që do të mbahet mend Veliaj gjatë drejtimit të Bashkisë është rritja e tarifave edhe taksave.

Ajo akuzoi Veliajn se sot ka më shumë buxhet sesa kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

?Një nga gjërat që bashkia e Tiranës do të mbahet mend nga njerëzit është rritja e tarifave ose shtimi i taksave dhe tarifave që nuk ekzistonin më parë. U rrit çmimi i urbanit por gjendja është njësoj. Asnjë prej premtimeve nuk u mbajt. Kemi parkingjet, kemi çmim uji më të rritur, taksë gjelbërimi më të rritur. 4 vjet taksë arsimi dhe nuk marrim asgjë mbrapsht. Kemi rritje taksës për biznesin e vogël, kemi rritje të tarifave për çerdhe dhe kopshte. Sot Erion Veliaj ka më shumë buxhet se Edi Rama e Lulzim Basha të marrë së bashku dhe asnjë nuk ia ka parë hajrin?,-deklaroi Zhupa në studion e Syri.Net.

Më tej zëdhënsja e PD-së, u shpreh se cilësia e ujit i cili paguhet për i pishëm në Tiranë është skandaloze.

?Asnjë qytetar i Tiranës nuk mund të hapë çezmën dhe të pijë nga aty. Duhet ta blejnë në markete. Vetë ujësjellësi është një kompani që del me fitim dhe këtë fitim duhet ta verë në punë për të rritur cilësië e ujit?,-tha Zhupa.

Përsa i përket zgjedhjeve lokale, Zhupa u shpreh se Veliaj ka të gjitha paratë për të blerë përsëri votat.

?Ka të gjitha paratë e duhura për të blerë votat. Në Tiranë ka akuza por janë për Saimir Tahirin dhe bandën e Habilajve. PS ka nevojë në të gjithë Shqipërinë për të blerë votat. Paratë e drogës, Saimir Tahiri po jepte miliona euro. Nuk do blinte në Shkodër se ishin Bajrat, as në Lezhë se ishin Ndokajt. Sot, me të gjithë këtë që thashë për kullat. Do bëj gjithçka për të ruajtur karriken?,-u shpreh ajo.

Në mbyllje të intervistës së saj Zhupa u ndal edhe tek festimet e ditës së Verës të cilët në fakt ishin një antimiting i Veliajt për protestën e opozitës.

?Bashkia e Tiranës ka 6000 mijë punonjës, nga 5 persona në familje dhe ja ku Veliaj bën anti-mitingun. Kostoja e tij është 70 milionë lekë. Vetëm për ledet dhe ekranet janë harxhuar 24 mijë euro. Ku i gjen gjithë këto para??,-përfundoi Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga