LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga vrasja tek Liqeni, tek ekzekutimi i avokatit/ Çfarë po ndodh në Shqipëri?

22 Mars 2019, 20:51, Aktualitet CNA
Nga vrasja tek Liqeni, tek ekzekutimi i avokatit/ Çfarë po ndodh

Mbrëmjen e sotme qyteti i Elbasanit u trondit nga ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra në një bar në afërsi të qendrës së qytetit.

Por çfarë po ndodh në vendin tonë, ku brenda një jave janë ekzekutuar 4 persona.

Mbrëmjen e 16 Marsit, tek parku i Liqenit Artificial, në Tiranë, u vra me armë zjarri shtetasi, Haxhi Baçinozi, 62 vjeç, në sy të të birit.

Dy ditë më pas, me datë 18 Mars, përsëri në Tiranë, në afërsi të sheshit ?Willson?, u ekzekutua me breshëri plumbash 26 vjeçari, Jurgen Kurti, i cili më parë akuzohej për përfshirje në vrasjen e babait të tij, gjithashtu edhe në një vrasje tjetër në qytetin e Durrsit.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë, me 20 Mars, në fshatin Grudë të Shkodrës, u qëllua me 18 plumba automatiku shtetasi Ferdinard Polia, i njohur ndryshe si ?Nardi i Bujtinave të Thethit?.

Nga të gjitha këto ngjarje tragjike kriminale, ku thuajse në çdo dy ditë ekzekutohet një person dhe në shumicën e rasteve nuk ka përgjegjës të vënë përpara drejtësisë, bëjnë që natyrshëm të lindë pyetja se çfarë po ndodh në vendin tonë?/CNA.al

E rëndë/ Gjendet një i vrarë në Tiranë

Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi ?Willson?

Tronditet Shkodra/ Ekzekutohet me armë zjarri një person

Tronditet Elbasani/ Ekzekutohet me armë zjarri një person

Lajmet e fundit nga