LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më kanë ngacmuar”/Sot është një nga moderatoret më të bukura shqiptare, por dikur ishte pre e bullizmit

22 Mars 2019, 10:40, Lifestyle CNA
“Më kanë ngacmuar”/Sot është një nga

Pavarësisht se është një nga moderatoret shqiptare më të bukura, Nevina Shtylla ka rënë dikur pre e bullizmit.

Kjo ka ndodhur në fëmijërinë e saj dhe moderatorja tregon se shkak ishin syzet optike që mbante. Ajo u shpreh hapur për ndjekësit e Instagram-it pasi shkroi:

?Më kanë ngacmuar të vogël sepse kam pasur syze (ende kam) dhe shpesh jam ndjerë keq. Tani s?e vras mendjen fare se jetojmë në kohën kur insta dhe facebook-u 24/7 i ka bërë ?qorra? të gjithë?.

Gjithashtu Nevila tregoi se shpesh e akuzojnë se ka kryer operacione plastike, por ajo u shpreh se është e gjitha natyrale edhe pse nuk është kundër ndryshimeve për t?u ndjerë mirë.

?Duke qenë se punoj në TV, automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj për çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëjë 1 gjilpërë. Sidoqoftë, nuk jam kundër nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale?, iu përgjigj në Insta Story.

Dhe ne e besojmë se në pamjen e saj s?ka bërë asnjë ndryshim, pasi mjaftojmë të shohim bukurinë e së ëmës.

Lajmet e fundit nga