LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtruesi indian Konsull Nderi/ Bushati sqaron opinionin publik

22 Mars 2019, 20:09, Aktualitet CNA
Mashtruesi indian Konsull Nderi/ Bushati sqaron opinionin publik

Ish ministri i Punëve të Jashtëme, Ditmir Bushati, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas lajmit të shpalljes së njërit prej dy vëllezërve mashtrues indian Konsull Nderi i Shqipërisë.

Sipas Bushatit, nuk është në përgjegjësinë e tij të verifikojë pastërtinë e figurës.

?Sqarim në respekt të opinionit publik!

Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës. Përsa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura?,-shkruan Bushati./CNA.al

Thellohet skandali/ Mashtruesi i shumëkërkuar indian, Konsull Nderi i Shqipërisë

Lajmet e fundit nga