LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Larje hesapesh mes prokurorëve/ Si e përdori Arta Marku, Fatmir Lushin?

22 Mars 2019, 09:02, Aktualitet CNA

Procesi i Vettingut, po vijon me kryetarët e gjykatave dhe të prokurorëve. Me datë 25 mars 2019, në filër pritet të kalojë drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi.

Dosja e tij do të jetë në duart e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe  Xhensila Pine.

Emri i Luan Hushit, ka qenë i panjohur në organin e akuzës, derisa në krye të Prokurorisë së Përgjithshme erdhi Arta Marku.

Nuk dihet se cila është lidhja e Markut me Lushin, por dihet se i besoi atij dhe kundërshtarët e saj në prokurori, apo prokurorë të etiketuar si pjesë e “klanit Llalla”.

Kështu, me një të rënë të lapsit të Arta Markut,  Fatmir  Lushi, në janar të vitit 2018, u emërua në krye të Prokurorisë së Fierit.

Emri i tij u duk se nuk ishte i rastësishëm, por planifikuar mirë nga Marku.

Pasi kjo e fundit kishte “hesape për të larë”, me prokurorë të klanit të Adriatik Llallës.

Kështu, pasi prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën për të bërë hetimet për dy prokurorët e shkarkuar nga puna Rovena Gashi dhe Dritan Gina, çështja kaloj në Fier.

Sipas nenit 78 i Kodit të Procedurës Penale, çështja duhet t?i kalonte për kompetencë gjykimi gjykatës së rrethit më të afërt, Kavajës ose Krujës.

Por, Kryeprokurorja e Përkohshme në mënyrë antiligjore shmangu Krujën, Kavajën, Lushnjen dhe i dërgoi në Fier, tek i përzgjedhuri Fatmir Lushi, ” dy armiqtë” e saj prokurorë.

Sa i përket pasurisë sipas të dhënave të Open Spending Albania, por edhe të dhënave të marra nga CNA.al pranë ILDKPKI-së, rezulton se Lushi ka qenë me fat.

Nga një pasuri e patundshme dhe bursë që deklaronte në vitin 2008, ka arritur që pas tre vitesh, në vitin 2011 të ketë një tjetër pasuri të patundshme në fshatrat e Tiranës si dhe në vitin 2013 të blejë një apartament.

Gjithsesi do të jetë Vettingu që do të merret me detajet e pasurisë së tij, por derisa është i zgjedhuri i Arta Markut, sido që të konstatohet, ai do të rikonfirmohet në detyrë.

Nuk është paragjykim, por deri më tani, vetë Arta Marku, dhe miqtë e saj siç është edhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela e kanë kaluar Vettingun, pavërsisht se janë konstatuar probleme me pasurinë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar ndër vite, nga prokurori i Markut, Fatmir Lushi.

Deklarata e pasurisë ndër vite

Deklarata fillestare 2008

2 000 metër katror tokë në një fshat në Elbasan.

Bursë marrë nga shkolla e magjistraturës, 372 300 lekë.

Deklarata e vitit 2008

Paga, 141 680 lekë.

Deklarata e vitit 2009

Të ardhura nga paga, 870 094 lekë.

Deklarata e vitit 2010

Paga vjetore,814 115 lekë.

Deklarata e vitit 2011

Kontratë shitblerje pasurie, në fshatin Farkë të Tiranës,  72 450 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër, 1 199 230 lekë.

Të ardhura nga bashkëjetuesja si mësuese, 571 372 lekë.

Deklarata e vitit 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 912 455 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 459 6754 lekë.

Deklarata e vitit 2013

Blerje apartamenti me sipërfaqe 102.94 metër katror, në Elbasan, 5 056 412 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime,883 357 lekë.

Të aedhura nga paga e bashkëjetueses 424 008 lekë.

Deklarata e vitit 2014

Ka hapur depozitë bankare me bashkëjetusen, 204 000 lekë.

Gjendje cash, kursime, 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime,1 292 889 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 525 472 lekë.

Deklarata e vitit 2015

Gjendje cash, kursime,1 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime,1 357 717 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 528 888 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit, 5032.55 lekë.

Deklarata e vitit 2016

Depozitë bankare me bashkëjetuesen, 1 500 000 lekë.

Automjet, 380 000 lekë.

Gjendje cash nga paga,700 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 390 905  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 531 434 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit 3202.18 lekë.

Deklarata e vitit 2017

Gjendje, cash, kursime me bashkëjetuesen, 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 169 136 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëjetueses, 494 378 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit,3234 lekë.

Depozitë bankare e rinovuar me afat një vjeçar, 12 234 lekë.

Lajmet e fundit nga