LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari amerikan: S’kam marrë asnjë email nga Shkëlzen Berisha

22 Mars 2019, 20:00, Aktualitet CNA
Gazetari amerikan: S’kam marrë asnjë email nga Shkëlzen

Guy Lawson, autori amerikan i librit ? Qentë e Luftës? në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu jep detaje në lidhje me pretendimet e ngritura një ditë më parë nga Shkelzen Berisha, pasi ky i fundit humbi betejën gjyqësore në shkallën e parë në SHBA me Lawson dhe një shtëpinë botuese, të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Fillimisht gazetari amerikan jep variantin e tij pas pretendimit të z.Berisha, i cili deklaroi se menjëherë pas publikimit të shkrimit të parë në revistën “Rolling Stones” ai i kishte dërguar një e-mail Guy Lawson, ku i kërkonte të fliste me të në lidhje me atë shkrim.

?Shkëlzen Berisha nuk më ka dërguar asnjë e-mail?,- këtë thekson Lawson në përgjigjen e tij, duke shtuar edhe se djali i ish-kryeministrit Berisha nuk e ka provuar këtë gjë as në gjykatë për ta sjellë atë e-mail si provë në atë proces gjyqësor.

?I dërgova një e-mail zotit Lawson, doja të flisja me të, por nuk m?u përgjigj. Nuk donte ta merrte dëshminë time?, ka qenë pretendimi i djalit të ish-kryeministrit.

?Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë?, është përgjigjja e Lawson.

?Një nga burimet kryesore të librit ishte Erion Veliaj? deklaroi Shkëlzen Berisha. Teksa nuk e mohon se një prej burimeve të librit të tij ka qenë Erion Veliaj, Lawson shpjegon se ka pasur edhe shumë burime të tjera.

?Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i ?New York Times?, ?Broward Beach New Times?, the ?New Republic?, dokumentari i Al Jazeera-s ?Plumba dhe Dollarë?, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha?, shprehet Lawson për Top Channel.

?Lawson përshkruan takimin tim me ?çunat?, por është thjesht shpifje që zoti Lawson e ka vendosur qëllimisht për t?i dhënë librit më shumë rëndësi?, do të deklaronte Shkëlzen Berisha në rrëfimin e tij. Por edhe ky pretendim, sipas Lawson ka rënë poshtë në Gjykatën e Floridas.

?Gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument specifikisht me argumentin ?teori konspirative ? që ?nuk arrin ta vërtetojë keqdashjen nëpërmjet provave bindëse?. Qëllimi im ishte dhe mbetet që të hedh dritë mbi veprimtaritë korruptive, me shpresën që të nisë një hetim i plotë për Gërdecin?, tha ai.

Ka apo s?ka lidhje Gërdeci me AEY?

?Zoti Louson e di shumë mirë që lajmi i Gërdecit nuk ka lidhje me ngjarjen e AEY. Zoti Lawson përpiqet t?i lidhë këto dy ngjarje, sepse do që ta bëjë historinë e tij më interesante. Por këto dy histori nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Çmontimi i predhave dhe shitja e tyre janë dy ngjarje më vete, të ndara nga njëra-tjetra?, ka qenë një tjetër qëndrim i Shkëlzen Berishës.

Por edhe për këtë detaj autori amerikan i librit ? Qentë e Luftës?, e ka një koment duke e mbështetur atë me përfundimet e gjykatës amerikane që ndodhen në vendim.

?Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ?thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë? deklaron gazetari amarikan Guy Lawson.

I pyetur nga Top Channel se cili ishte në të vërtetë qëllimi publikimit të këtij libri që më pas u bë edhe film autori i tij thotë:

?Libri im nuk përfshinte akuza të reja, thjesht zgjeronte detajet, duke treguar se sa shumë lidhje kishin me tragjedinë e Gërdecit shqiptarët që fshiheshin pas AEY-së ?./TCH

Lajmet e fundit nga