LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Tragjedi në Kinë/ 47 të vdekur dhe 500 të plagosur

22 Mars 2019, 08:46, Aktualitet CNA

47 persona kanë humbur jetën, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një shpërthimi të fuqishëm në uzinën kimike të? Tianjiayi Chemical? në provincën kineze të Jiangsu.

Tronditja e fortë ka shkaktuar edhe një tërmet me magnitutë 2.2 të shkallës Rihter.

Tronditja preku edhe banorët e zonave fqinje të cilët u transportuan në spital për dëmet e shkaktuara nga vala e goditjes së shpërthimit që në shumë raste shkatërroi dritaret.

Imazhet e publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë flakë të larta dhe një re të dendur që ngrihet sipër strukturës, e specializuar në prodhimin e plehrave.

Kujtojmë këtu se në nëntor, një kamion tank që përmbante lëndë djegëse kimike shpërtheu në hyrje të një uzine kimike rreth 100 kilometra larg Pekinit, në një zonë të caktuar për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022, duke vrarë 23 njerëz dhe duke plagosur 22 të tjerë.

Lajmet e fundit nga