Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Publikuar

-

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26 prej 50 viktimave të një sulmi në një xhami të premten e kaluar, ndër ta një fëmijë 3 vjeç.

Më herët në një veprimtari në hapësirat përreth xhamisë ku ka ndodhur sulmi fatal në Christchurch, imami Gamil Fouda iu drejtua turmës prej mijëra njerëzve që ishin mbledhur aty duke u thënë se “jemi zemërthyer, por nuk jemi të mposhtur”.

Ai u tha të tubuarve se “urrejtja do të zhbëhet dhe dashuria do të ngadhënjejë”.

Imami falënderoi fqinjët “që hapën dyert e tyre për t’i shpëtuar njerëzit nga vrasësi”, si dhe ata që ndaluan makinat e tyre për të ndihmuar. Imami Fouda gjithashtu shprehu mirënjohje për kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, sepse siç tha ai, “ajo u ka qëndruar pranë familjeve të të prekurve dhe i ka nderuar ata duke vënë një shami të thjeshtë në kokë”. Ai tha se “udhëheqja e kryeministres është një mësim për botën”.

Gratë gjithandej Zelandës së Re vunë shami në kokë të premten për të treguar mbështetjen dhe respektin e tyre për komunitetin mysliman. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se oficeret femra të policisë gjithashtu vendosën shami në kokë dhe nga një trëndafil të kuq në uniformat e tyre.

Para fjalimit të imamit, pati një thirrje publike për lutje në park që u transmetua në radio dhe televizion në të gjithë vendin. Dy minuta heshtje pasuan thirrjen për namaz, në kujtim të atyre që vdiqën në xhami. Zonja Ardern tha pas thirrjes për lutje se “Zelanda e Re vajton me ju, ne jemi një”.

Ajo ka qenë e shpejtë në reagimin e saj ndaj sulmit të përgjakshëm në xhami.

Zonja Ardern vendosi një ndalim të menjëhershëm për të gjitha armët gjysmë automatike dhe automatike.

Ndalimi, të cilin kryeministrja e bëri publik të enjten në Wellington, gjithashtu karikatorët me kapacitet të lartë si dhe pajisje që mund t’i kthejnë pushkët e zakonshme në armë sulmuese me veprim të shpejtë.

Zonja Ardern njoftoi gjithashtu një skemë blerjeje në shkallë të gjerë për të inkurajuar ata që kanë në pronësi armë të tilla t’i dorëzojnë ato tek autoritetet.

Ajo tha se qeveria mund të shpenzojë deri në 140 milionë dollarë për të blerë armë nga pronarët. Policia e Zelandës së Re njoftoj përmes faqes zyrtare të internetit se gjatë një “periudhe kalimtare” do të lejohen njerëzit t’i kthejnë armët pa dënime.

Parlamenti pritet të miratojë ligjet e propozuara kur të mblidhet në mes të prillit.

Autoritetet kanë akuzuar 28 vjeçarin australian, Brenton Harrison Tarrant, për vrasje në lidhje me sulmet e 15 marsit në xhamitë al-Noor dhe Linwood. I vetëshpalluri nacionalist i bardhë, nuk pranoi fajin në paraqitjen e tij të parë gjyqësore një ditë pas sulmit. Paraqitja e ardhshme para gjykatës është caktuar më 5 prill./VOA/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama tallet keq me Metën/ E krahason me Nard Ndokën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka hapur sot fushtatën elektorale në Tropojë në kuadër të zgjdhjeve lokale të 30 qershorit.

Rama ka thënë se këtë herë na takon të fitojmë në Tropojë dhe se katër vitet e ardhshme do të bëjmë edhe më shumë se sa kemi bërë deri tani.

Kryeministri nuk harron të ironizoj kryetaren e LSI Monika Kryemadhin duke thënë se “unë dhe Rexha nuk jemi doktor shkencash, një cop piktor dhe një cop trakstorist jemi, nuk jemi fallxhor.”

Ndër të tjera Rama foli edhe lidhur me Presidentin Ilir Meta, me të cilin ka patur përplasje të forta që prej nxjerrjes së dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

“Imagjinoni t’ jesh Fatmir Mediu, që nuk të llogarit njeri fare. Nardi është një nivel më të lartë se vendin që kishte ia e ka zënë Ilir Meta.” ka thënë Rama për Metën.

“Këtë herë, si të thush edh na takon me thënë të drejtën. Nëse Besniku do ishte në garë do kishte fitu, nuk do më kish ardhur shumë keq po të fitonte Voltana.

Unë dhe Rexha nuk jemi doktor shkencash, një cop piktor dhe një cop trakstorist jemi, nuk jemi fallxhor. Një shkencë e njohim mirë, shkencën e punës. Më mirë edhe ata që

Imagjinoni t’ jesh Fatmir Mediu, që nuk të llogarit njeri fare. Nardi është një nivel më të lartë se vendin që kishte ia e ka zënë Ilir Meta.

Meqë ra fjala te Ilir Meta, ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale. E pe si tha, unë skam anullu zgjedhjet në Amerik që të pyes për amerikën as nuk kam anulu zgjedhjet në Itali që të pyes Italinë.

Kur foli kot Haxhi Qamili i tha Franca kujdes ose se po flet keq, tha Haxhi Qamili sa të kem Kavajën me vete unë nuk kam nevojë për njeri.” tha Rama ndër të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama në Tropojë/ Militantët e PD-së përplasen me Policinë

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në qytetin e Tropojës.

Edhe në këtë qytet ashtu si në qytetet e tjera ku ka shkuar Rama për fushatë përfaqësuesit e PD-së kanë protestuar kundër tij.

Militantët e PD-së po protestojnë pak metra larg takimit të Ramës duke krijuar edhe tensione me Policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk ia ka haberin fare”/ Frrok Çupi i tronditur nga Basha

Publikuar

-

By

cupi per protesten

Analisti Frrok Çupi, ka komentuar qëndrimet e kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj mediave .

Sipas tij, të sulmosh mediat është një marrëzi, është diçka që nuk shkon.

Çupi theksoi nga studio e emisionit “Top Talk” se Basha nuk ia ka haberin fare nga raportet politikë-media.

“Më tronditi për të thënë të vërtetën. Janë disa momente të PD që më tronditin në raport me mediat. Kjo ishte më e fundit. Të sulmosh mediat është një marrëzi, është diçka që nuk qëndron. PD prej kohësh ka hyrë në një rrugë të keqtrajtimit të mediave. PD është parti e lirisë së fjalës dhe është parti që po e dëmton lirinë e fjalës. PD ka bërë fajin e madh që ka tërhequr si spiunë gazetarë që kanë spiunuar për partinë. PD ka bërë fajin e pafalshëm që kanë tërhequr nga Prokuroria të dhëna për t’ia dhënë një gazete jashtë vendit. PD i përdor gazetarët si forca politike, ose si forca të jashtme të saj pa i respektuar në profesionin që kanë. Kjo që bëri Basha bën pjesë në sjelljet e fundit të PD: Por është edhe personale e Bashës, i cili nuk ka haber në raportet politikë-media”,-tha Çupi./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending