LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha uron Sulltan Novruzin/ Mirënjohje për kontributin në tolerancën ndërfetare

22 Mars 2019, 11:45, Aktualitet CNA
Berisha uron Sulltan Novruzin/ Mirënjohje për kontributin në

Ish-kryeministri Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë ditë, si ditën e ditën e shpresës, vëllazerisë, ndryshimit, mirëkuptimit, adhurimit të Imam Aliut, Besimit te madh tek i Gjithfuqishmi,

?Të dashur miq, sot bektashinjtë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit si ditën e shpresës, vëllazerisë, ndryshimit, mirëkuptimit, adhurimit të Imam Aliut, Besimit te madh tek i Gjithfuqishmi.

Me këtë rast të dashur miq, le të urojmë përzemërsisht bektashinjtë shqiptarë kudo që ndodhen Gëzuar Sulltan Novruzin dhe të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të madh në tolerancën ndërfetare dhe në pasurimin e jetës shpirtërore e kulturore të kombit shqiptare! Gezuar! Sb?-shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga