LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjidhja e krizës politike/ Alfred Moisiu i jep leksione Ilir Metës

21 Mars 2019, 15:57, Aktualitet CNA
Zgjidhja e krizës politike/ Alfred Moisiu i jep leksione Ilir Metës

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka folur rreth krizës politike në vend dhe ka dhënë disa ide për zgjidhjen e saj.

Pyetjes se si do të vepronte Moisiu në një situatë të tillë, ish presidenti u përgjigj duke kujtuar vitin 2007 kur, ai uli në tryezë për zgjidhjen e krizës liderat kryesorë politik në vend,. Duke dhënë kështu edhe një mesazh për presidentin aktual Ilir Meta.

?Unë përgjigjen e kam dhënë që në 2007 sesi duhet të veprojë Presidenti në këto raste. Në u mblodhëm dhe bashkë me gjithë forcat politike parlamentare të asaj kohë i dhamë zgjidhje problemit?,-tha Moisiu.

Ndërsa përsa i përket aktit të djegies së mandateve nga ana e opozitës, Moisiu e cilësoi si një veprim të nxituar, dhe sqaroi mënyrën se si mund të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.

?Është vota, këtu është punë me votë. Nuk mundet tani në mes të mandatit të themi o burra…aq më tepër që kemi zgjedhjet vendore dhe nëse kjo mazhorancë dështon me votën e popullit në këto zgjedhje atëherë del e drejta për të bërë votime të parakohshme. Por, jo kështu?,-u shpreh ish presidenti në një intervistë për Ora Neës.

Në mbyllje të fjalës së tij, ish presidenti Alfred Moisiu e vuri theksin tek integrimi i Shqipërisë në Be dhe bëri thirrje për zgjidhjen sa më parë të krizës./CNA.al

Lajmet e fundit nga