LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkëlzen Berisha: Erion Veliaj burimi kryesor i akuzave ndaj meje

21 Mars 2019, 21:34, Aktualitet CNA
Shkëlzen Berisha: Erion Veliaj burimi kryesor i akuzave ndaj meje

Shkëlzen Berisha, ka hedhur dritë mbi akuzat që i bëhen atij në lidhje me përfshirjen në tragjedinë e Gërdecit.

Berisha ka zbuluar sonte në emisisonin ?Të Paekspozuarit?, në TV “News 24”. Se në gjyq është përmendur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka qenë një nga burimet kryesore të Gay Lloson, kur ka shkruar librin ku përmendet emri i tij.

?Nuk ka pasur asnjë lloj presioni, kur ka shkruar librin, ku thotë se ka pasur tipare skandinave. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispoziocion burime. Një nga burimet citon zotin  Erion Veliaj. Erion Veliajn e ka futur zoti Lloson, ose Erion Veliaj e ka futur zotin Lloson. Në gjyq është pëemendur emri i Veliajt. Në gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore?,-tha shkëzen Berisha.

I pyetur se përse nuk ka bërë një padi penale, Berisha iu përgjigj së në Amerikë për shpifje mund të ngresh vetëm padi civile./CNA.al

Lajmet e fundit nga