LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse Rilindja duhet të heshtë për Ilir Metën?!

21 Mars 2019, 18:15, Aktualitet CNA
Shënim/ Pse Rilindja duhet të heshtë për Ilir Metën?!

Socialistët kanë filluar sulmet dhe akuzat ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Akuzat ndaj tij filluan menjëherë pas mosdekretimit të Ministrit të Jashtëm nga Kreu i Shtetit. Por ky nuk është rasti i parë.

Së fundi Meta, nga Pogradeci, ishte i ashpër. Ai Parlamentin e njihte vetëm me 82 deputetë. Ata që kanë marrë mandatet sipas ligjit nuk vlenin për Metën, pa folur për vetvrasjen e tij si mjet “efikas” për zgjidhjen e krizës politike.

Rilindasit e Ramës janë tërbuar dhe kanë filluar akuzat. Shkojnë deri tek kërkesa që Meta duhet shkarkuar.

Po a mund të bërtasin kundër Metës ata që e zgjodhen atë president? Ilir Meta është presidenti i Rilindjes. PD e bojkotoi seancën e zgjedhjes së tij. Ai mori mandatin me votat e Rilindjes dhe të zgjedhurve në 2013.

Meta është presidenti i Rilindjes dhe ushtarët e saj duhet të heshtin. Mos të sillen sikur kanë humbur ?dashnoren?, që po i tradhëton me Lulin.

Pse sot e mësuan rilindasit kush është Ilir Meta? A nuk është ai që i çoi në opozitë në vitin 2005, me kandidatët e pavarur?  A nuk është Ilir Meta që shkoi në qeveri me Berishën? A nuk është Meta ai që rilindasit i kërkonin kokën në 21 Janar 2011?

Të gjitha këto ju falën në 2013-tën dhe tani u kujtuan rilindasit që të flasin dhe akuzojnë Ilir Metën.  Ai është po i njëjti, është Meta që ka qenë: intrigant, i korrruptuar por politikan që Ramën e ka bërë disa herë me dhimbje koke dhe e ka detyruar ti shtrijë dorën.

Rama me rilindasit e zgjodhën President, tani duhet të heshtin, ta gëzojnë Ilirin bashkë me zonjën e tij në opozitë, që do të djegë të gjallë kryetarin e Rilindjes që e solli në pushtet Ilir Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga