LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përparim Kabo "shuplakë" Metës/ "Je i mbaruar, ke një mal mëkate mbi shpinë"

21 Mars 2019, 14:03, Aktualitet CNA
Përparim Kabo "shuplakë" Metës/ "Je i mbaruar, ke

Profesori Përparim Kabo ka komentur deklaratën e Presidentit Ilir Meta për lënien e mandatit.

Me nota therëse ironie, Kabo ka shkruar se Meta ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si ish-presidenti argjentinas.

‘Si e lexoj unë deklaratën e Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta…Ka vendosur të iki…e sheh veten pa dhe jashtë misonit. Ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende…  Është thjeshtë një person me një retorik të varfër ambingue dhe me një mal me mëkate mbi shpinë dhe në ndërgjegjen e tij. Në fakt në gjykimin tim ka mbaruar gjithçka për të”, ka shkruar Kabo.

Sipas të njëjtit, si të iki si të qëndrojë në detyrë, asgjë nuk ndryshon.

“Shqipëria u lodh por edhe mësoi gjithçka për këta me demek politikanët shqiptarë të tranzicionit. Aritmetika është e thjeshtë. Politikanët u pasuruan populli u varfërua.Të tjerat si krahasime apo insinuata nuk kanë as peshë e as vlerë”, ka shkruar më tej profesor Kabo.

Ndë të tjera profesori i ka bërë një apel Presidentit Meta.

“Edhe diçka, zoti Meta mos i bej karshillëk USA me krahasime banale, se shkurton ditët e tua. Ka disa momente që heshtja vlen më shumë.!  Nëse do një këshillë, pyet a je presidenti i shqiptarëve?! Merr një përgjigje dhe pastaj mund të hysh apo të kuptosh se je jashtë historisë!

Kë bërë mirë apo ke bërë keq në këta 29 e ca vit.Fundi nuk është tenativa për heroizëm, fundi është llogaria e jetës çfarë bëra për vendin tim”, ka përfunduar Kabo./CNA.al

Lajmet e fundit nga