LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasuria fundos kryegjyqtarin/ Vettingu i “pret” kokën

21 Mars 2019, 08:23, Aktualitet CNA
Pasuria fundos kryegjyqtarin/ Vettingu i “pret” kokën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës  së Përmetit, Pashk Gjaci.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila kaloi në sitë Gjacin përbëhet nga treshja Olsi Komici, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

KPK vendosi shkarkimin e kryegjyqtarit Gjaçi, pasi ky i fundit rezultoi të ketë probleme me pasurinë.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e kryegjyqtarit Gjaci, ku rezulton se në deklaratën fillestare ka thënë se posedon  dy ndërtesa të privatizuara në vitin 1995 në Fan Mirditë me sipërfaqe  21 m2 dhe 300 m2, një apartament në Laç, dy sipërfaqe toke në Laç dhe në Velipojë. Gjithashtu ai deklaron se ka 33% të një shtëpie 3-katëshe të ndërtuar nga prindërit dhe vëllai emigrant në vitin 2007 në qytetin e Laçit. Më tej ai deklaron pronësinë e dy automjeteve, kursime në cash prej 3 milionë lekësh si dhe letra me vlerë të dhuruara nga nëna.

Nga deklarimi i pasurisë Gjaci duket se preferon shumë armët.  Kështu, ai ka deklaruar  se ka bërë tërheqje nga llogaria për blerje arme sipas Vendimit Nr.13 dt.09.12.2016 të DPSP-së Tiranë. Gjithashtu i ka dhuruar djalit Gjenarin Gjaci para për blerje makine. Më poshtë po sjellim deklaratat  pasurisë së gjyqtarit, Pashk Gjaci./CNA.al

“Peshkon” pronat në bregdet/ Kryegjyqtari Pashk Gjaci jep llogari në Vetting

Lajmet e fundit nga