Connect with Us

Paralajmëron Spartak Ngjela/ Së shpejti qeveri teknike

Aktualitet

Paralajmëron Spartak Ngjela/ Së shpejti qeveri teknike

Publikuar

-

se shpejtin qeveri teknike

Avokat Spartak Ngjela, ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Sipas Ngjelës, politika ndërkombëtare ka futur në Parlament zëvendësuesit.

Më tej avokati u shpreh se pritet një qeveri teknike e drejtuar nga ndërkombëtarët, qeveri e cila thekson Ngjela do tëjetë çështje kohe.

“Njëra nga palët u dorëzua dhe e pranoi reformën, ndërsa pala tjetër mendon zgjodhi një rrugë tjetër. Politika ndërkombëtare po i fut zëvendësuesit. Ata kanë thënë që në fillim se do të merren me zëvendësuesit. Ky është një informacion i saktë. Ata janë shprehur se duan numrin. Por mazhoranca do të tolerojë. Pritet një qeveri teknike, drejtuar nga ndërkombëtarët që do të drejtojë reformën në mënyrë profesionale. Qeveria teknike do të jetë çështje kohe”,-tha Ngjela në studion e “Ditari” në A2.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Aktin e opozitës për djegien e mandateve avokati e ka cilësuar të gabuar. Gjithashtu i u shpreh opozita duhet të gjejë avokat për t’u përballur me drejtësinë dhe jo protesta.

“Neni 70 i kushtetutës, thotë se deputeti përfaqëson popullin. Është folje dhe tregon veprim. Nuk lidhet me asnjë mandat tjetër detyrues. Opozita është në rrugë të gabuar. Këta duhet të gjejnë avokat dhe jo protesta. Duhet të përgatiten të ulin koston e dëmit. Dëmi është i provuar. Mazhoranca nuk u tërhoq edhe pse rrezikon. Nuk ka rrugë tjetër, është vetëm rruga gjyqësore. Asgjë tjetër nuk i shpëton. Kjo gjë ndodhi edhe me gjyqtarët. Politikanët e dinë se si do të shkojë kontrolli i problemit të tyre”,-deklaroi avokat Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.

Rama ka publikuar një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“40-vjeçari ishte lyer me benzinë”/ Policia informacion për incidentin te sheshi “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen  e mëngjesit të sotëm gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Incident në ceremoninë e faljes së Namazit/ Një 40-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë

Publikuar

-

Nga

Një person ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Një 40 vjeçar, me iniciale B.G,, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  “PS e përçarë”/ Duma: Qeveria Rama, grup kukullash

LEXO EDHE:  Historia e Kombit/ Ngjela tregon detyrat kryesore të qytetarëve shqiptarë

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë të cilat e kanë prangosur.

Zëvendëskryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, e cilësoi në një prononcim për mediat një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

Nga ana tjetër policia ka njoftuar se po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE