LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbushën moshën e pensionit/ Ndërpritet vettingu për një prokuror dhe një gjykatës

21 Mars 2019, 18:39, Aktualitet CNA
Mbushën moshën e pensionit/ Ndërpritet vettingu për një

Pasi mbushën moshën e pensionit, komisioni njoftoi ndërprerjen e procesit të vettingut për një gjyqtar të Gjykatës së Durrësit dhe një prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ditën e enjte u vendos për mbylljen e procesit të vettingut për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Fejzo Hysi dhe prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Përparim Hasa.

Vendimet janë publikuar në faqen zyrtare KPK, e cila bën me dije se procesi për dy magjistratët ndërpritet, pasi të dy kishin mbushur moshën e pensionit, duke lënë kështu detyrën.

Në njoftim thuhesh gjithashtu se vendimi për të nxjerrë në pension gjyqtarin Hysi ishte marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor më 15 shkurt, ndërsa për prokurorin Hasa me 6 mars u mor vendimi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

?Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 15.02.2019, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, z. Fejzo Hysi.

Me vendimin nr. 38, datë 06.03.2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z. Përparim Hasa?,- thuhet në njoftimin e KPK-së. / CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga