LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokë-çorapë që fshihen/ Murrizi "shpërthen" në Kuvend

21 Mars 2019, 12:18, Aktualitet CNA
Kokë-çorapë që fshihen/ Murrizi "shpërthen"

Deputeti Myslim Murrizi  ka shpërthyer sot në Kuvend, ndërkohë që jashtë protestohej.

Ai ka treguar se çfarë e ndan atë me Partinë Demokratike.

?Jam me ta për të protestuar kundër qeverisë suaj dhe nesër prapë, për çdo qeveri që përbuz votën e tyre. Atje përjashta flasin në emër të popullit dhe këtu brenda po në emër të popullit. Unë jam dakord me Partinë Demokratike për protestat, po jo për djegien e mandateve. Ka hajdutë nga të gjitha anët”, ka thënë Murrizi.

Ai ka vijuar më tej duke shenjëstruar PD.

“Ju na i sollët kriminelët në këtë sallë me marrëveshjen e 2008. Për ligjin zgjedhor duhet të dalim mbi karriget tona. Janë këta kokë-çorapë që fshihen pas Facebook dhe më shajnë. Unë jam këtu për të folur në emër të atyre që më kanë votuar.  Hajde të bëjmë një gjë të mirë, të shpëtojmë veten, të shpëtojmë dhe ata që shumë herë i trajtojmë si hyzmeqarë”, ka thënë më tej Murrizi.

Indirekt ai ka sulmuar kreun e PD Lulzim Basha, teksa ka thënë se, “mjerë ai që mendon se ia hedh qytetarëve, e mendon se i do ata vetëm për të marrë këtë karrige?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga