LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Protestuesit këmbëkryq para parlamentit/ Bardhi: Nuk trembemi nga “Sandër kimiku”

21 Mars 2019, 12:14, Aktualitet CNA
Foto-Protestuesit këmbëkryq para parlamentit/ Bardhi: Nuk trembemi nga

Protestuesit janë ulur këmbëkryq para ambienteve të parlamentit dhe në mes tyre qëndrojnë edhe eksponentë të PD-së dhe LSI-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi nga protesta u shpreh i bindur se policia nëse nuk do ishte në uniformë do t?i bashkohej demostratës.

I pyetur nëse pas disa thirrjeve të policisë, don të merren të tjera masa ndaj tij, Bardhi tha se nuk ka asnjë mesazh nga policia.

?Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.?-tha Bardhi.

I pyetur nga BË, nëse ka frikë nga masat që mund të marrë policia, Bardhi tha se ?Asnjë frikë. M?u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t?i trembë ? mua jo e jo ? por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.?

Lajmet e fundit nga