LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e presidentit Meta/ Ngjela: E kap reforma në drejtësi, nuk shpëton dot

21 Mars 2019, 20:33, Aktualitet CNA
Deklaratat e presidentit Meta/ Ngjela: E kap reforma në drejtësi, nuk

I ftuar në studion e emisionit?Open?, avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e presidentit Meta.

Më herët Presidenti tha se ishte gati të jepte dorëheqjen dhe të vetësakrifikohet për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

Sipas avokat Ngjelës, kjo deklaratë e Metës vjen pasi nuk i shpëton dot reformës në drejtësi.

?Metën e kap reforma në drejtësi nuk shpëton dot. Po përpiqet të krijojë destabilitet. Meta nuk bën dot amulli pasi Parlamenti ka bërë dy të tretat që i pranon edhe politika e lartë perëndimore. Erdhi në politikë me kostum turk e me sandale. Është mirë të gjejnë avokat?, tha Ngjela duke shtuar se ?E dëgjove ambasadoren amerikane sot? T?i qëndrojmë asaj. Sapo të bëhet reforma në drejtësi do të kemi një qeveri teknike të mbështetur nga Perëndimorët?,- tha Ngjela. /CNA.al

Lajmet e fundit nga