LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla: E parecedentë, “kryeministri” i fshihet prokurorisë

21 Mars 2019, 10:16, Aktualitet CNA
Balla: E parecedentë, “kryeministri” i fshihet prokurorisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër në lidhje me refuzimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për t?u paraqitur sot për të dëshmuar në prokurori, në lidhje me dyshimet për lobimet ruse në SHBA.

Balla e ka cilësuar të paprecedentë, refuzimin e Bashës ndaj thirrjes së prokurorisë, ndërsa theksoi se kryetari i opozitës është kryeministri hije i një vendi.

?Basha refuzoi thirrjen e prokurorisë. Sot u kuptua pse është kundër Reformës në Drejtësi. Basha ka refuzuar të paraqitet para prokurorisë për një hetim. Kryetari i opozitës, që paska lënë mandatin për qytetarët dhe jo për të penguar Reformën në Drejtësi, refuzon thirrjen e prokurorisë.

Arsyetimi i bërë publik sot nga PD, nuk është arsyetim për tu fshehur, kur hetimi nuk po kruhet vetëm në Shqipëri, por hetimi po kryhet njëkohësisht edhe nga drejtësia  në SHBA dhe Skoci. Kryeministri hije, sepse në cdo vend kreu i opozitës është kryeministër hijë, paska qënë dy vite i sponsorizuar nga paratë që nga hetimi i mediave amerikane, 90% e tyre nuk kanë dalë nga Shqipëria, nuk kanë dalë nga PD-ja?-tha Balla./ CNA.al

Skandali me lobimet ruse/ Basha sfidon prokurorinë

Lajmet e fundit nga