Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur   – CNA
Connect with us

Kultura

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Publikuar

-

Më kujtohet si tani:

Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”, bashkë me Kujtim Laron, kompozitorin dhe Esat Mysliun, shkuam të pinim nga një krikëll birre atje tek pallati i Dritëroit dhe Ismilit,ose tek “vetëshërbimi “siç e quanin..

Kujtimi, “veshua”siç e therrisnim që në institut,seç kishte një ekzaltim të çuditshëm…Duke mërmeritur nëpër dhëmbë rrokje,rrokje fjalë të mira per filmin,befas,paf-puf,përpaste gishtat tregues mbi tavoline si mbi një tastjer pjanoje dhe fap-fup i shpërthenin nota muzikore.

Esati,si “sebebçi i filmit”,ishte asistent regjisori,u sul te qeraste gotat e para,por ai e ndaloi duke turfulluar si memecet sepse gjithmon kur nxitohej i merrej goja:

. – Jo-jo-jjjoooo…Qe-qe-qeraaas…uu-nëëë..- dhe u sul drejt banakut.Shume shpejt u kthye me nje tabaka ku ishin vendosur gjasht gota birre dhe tre pjatanca me nga tre qofte:

-Ja me sebepin e filmit po ta laj edhe…atë borxhin e vjetër…- më tha duke qeshur.

Ndërsa unë mbeta dhe po vrisia mëndin …Esati ndërhyri:- Ç’borxhë!?..

– Eeee. Hë..Borxhin e librit të Ismailit..Atë me poema..Të kujtohet?.E pagove pesë fish….

Ndersa unë i rrëfeja Esatit ai qeshte:

– Atë natë.. “seancën” e dyte të pokerit me Fane Anastasin,Gim Qirjaqin dhe ne të dy e mbyllen në orën një gjysë të natës.Mbas një ore tek më kishte mbërthyer gjumi duke më tundur e me shkundur më zgjon ky.Më kërkonte poemën “Përse mendohen kto mal- e” të Ismail Kadares.Ja dhashë por e porosita ta ruante se e kisha të biblotekës.Ehhh.Librit me përmbledhje poemash i kishte shqyer vetëm fletet ku ishte poema që donte dhe e kishte firaksur.Ky beri simfonin”Perse mendohen kto male”.mbrojti dipllomën me të fitoi edhe çmim kombëtar ne “dekatat e majit”,ndërsa unë pagova pesë fish librin në biblotekë.Ja ky ishte “borxhi” o Esat..Po gabim bëri qË u harxhua sot sepse e ka paguar atë borxh ky në poker aq sa…- qeshëm dhe trokitëm gotat e dyta.

– E di që…He..Filmi më,më.më.. pë-pëlqeu shumë..Shumë,po … Shumë d.m.th’në..Bravo..Bravo Esat..Edhe ti o ku-kunati i ku-kushërit…bukur, bukur..Se…O Esat..Është vëllai i Betës ky.gruas së kushuririt tonë të parë që kemi në Cërrik… Skënderit…

– Ouuu…Na dilkët edhe krushqi ju…E po mirë…Ja…- e sëndise Esati…- Ne…bëmë-çbëmë me filmin,ne..e bëmë tonën…Tani e ke rradhën ti..

– Ehë!…Hë…- mërmëriti Kujtimi…dhe me njërën dorë rrëmbeu krikllën e birrës,ndërsa me tjetrën nuk çushonte së përplasuri paf-puf gishtat në tavolinë…

Dhe… Pasi e çukiti gotën me tonën,e rrekelleu shpejt e shpejt të tërë krrikllën,mori fryme thellë,e çfryu dhe megjithese “rradhën” e qerasjes me ngulm e kërkonjia unë,me vrap shkoi tek banaku dhe mori tre gota të tjera.Rrëmbomthi përsëri.trokiti me goten e tij gotat tona dhe sapo e vuri në buzë befas,e lëshoi mbi tavoline,seç këndoi rrëmbimthi “la,la,la’duke trokitur përsëri dy gishtat tregues dhe.befas shpërtheu:

– Hëëë…O-ho-ho-ho…E gjeta..E.e.e…gje…gjeeetaaaaa…-rrekëlleu gotën e tije me një fryme dhe duke ju marr sërisht goja shtoi:- K-k-k-ëëtoo jan pag-uar të,të,…gjitha. Ju..ju… rrini…Unë…i-i-i-kaaa….

. Dhe iku…Iku i mbërthyer me “frymzimin e tijë”për të na lënë pasë ate kryeveper,muzikën e mrekullueshme të filmit që,çuditerishte ,në festivalin e parë të filmit shqiptar,ku pothuajse të tërë përbërsit e filmit morën medaljonin e çmimit të parë,për kompozitorin Kujtim Laro,për ,”veshon” tonë të dashur,nuk u dha asgjë bile..as nuk u tha qoftë edhe një fjale për të e për krijimin tij …

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Video-“Kopraci” në teatrin e Korçës/ 94-vjeçari jep shfaqje për të burgosurit

Publikuar

-

Teatri i Korçës, si asnjëherë më parë, ka dhënë një shfaqje teatrale për të burgosurit e Drenovës në Korçë dhe për gratë e burgut të Tiranës.

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të integrimit me jetën sociale të personave në konflikt me ligjin.

Në skenën e treatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë është vënë komedia “Kopraci”  e dramaturgut francez Molier.

“Kopraci” ishte një shfaqje plot emocione ku interesant është fakti se rolin kryesor, atë të kopracit, e luan Koço Qendro, aktori korçar, i cili edhe pse është 94 vjeç, vazhdon të jetë ende aktiv dhe plot energji në skenë.

Në një intervitë të mëparshme, drejtoresha e teatrit, aktorja Zamira Kita, tha se është nder dhe privilegj që ai e luan në mënyrë aq brilante atë rol dhe se ka akoma shumë për t’i dhënë publikut të tij.

Pëveç shfaqjes teatrale që ndikoi aq mirë te publiku i veçantë, që ishte i pranishëm në sallë u zhvillua edhe një ekspozitë me piktura menjëherë pas teatrit.

Ky është eventi i parë i këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri./CNA.al

   

Përveç shfaqes teatrale u zhvillua edhe një ekspozitë me piktura në hollin e teatrit të Korçës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Publikuar

-

By

Nga Josif Papagjoni

-Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i fermentuar në disa gjasa: ishte djali i një poeti me famën shkruar në ballë, Lefter Çipën, vargjet e të cilit për “grushtin e dheut që pika gjaku” nxirrte apo vargjet gjithë dritë alla Neço Muko për “Bejken e bardhë, ilaçin e çobanit”, etj, etj. Ishte ndër analistët e paqëm, të kthjellët, larg sherreve dhe vulgaritetit, me të vetmin “komandant”: të vërtetën dhe të mirën. Ishte së treti një djalë nga Bregdeti prej nga jam dhe vetë, atje në Pilurin sipër ku qiell e det puthen tutje në nokturnet e mahnitshme të verës. Një himariot atdhetar, sa dhe krenar. Dhe teksa e kishim lënë të pinim një gotë verë së toku këto ditë gjithë zagushi politike, me marrëzitë e të “marrëve” të pandreqshëm, folëm me shqetësim për absurdin e vetë situatës politike të tipit beketian, ku e keqja është sa te të gjithë aq dhe tek asnjë, sa te ty aq dhe tek unë, dhe ku ndoca Urian Hip a minotaurë-briosh shpellash folklorike, hajna e burracakë, sikur lumturohen me “përplasjen civile”, ndjellin “luftën”, që shqiptarët të kridhen rishtazi në udhën pa krye për të ridalë prej andej si prej labirintit “Ptolemeu ergos” kushedi pas sa vitesh, gjithë plagë në trup e në mendje. Nv fund ai më dha librin e tij, “Deti nuk ka portë”. E shikon?! Kishim harruar të flisnim për poezinë, për metaforat, për këndelljen e mendjes mes vargjeve dhe ekstazës që lira poetike jepte. E ku të linin “dreqrit”… Dhe ja, tani po i them ca fjalë për të.

Nëse ju kaplon kërshëria se cili është dhe ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandrit, ai është brenda tij, është vetvetja, mish dhe fjalë, frymë dhe shqetësim. Një tubë përjetimesh prej njeriu të shqetësuar, në rrokullimën e fatit dhe jetës, “Në mendjen time, fshehur në mish” (vjersha: Nën tjerrje resh). Poeti nuk merr poza dhe të bëjë përbetime për Atdheun, sepse ka një arsye të thjeshtë: “Atdheun e kam të vetmen fe” (Vejushës mërzi). Dhe prandaj në kafshatën e fundit të mërzisë, ai që atdheun e ka fe nuk ikën, por rri aty me shpresën dhe dritën se e mira do të rivijë dhe ikjen do ta përndjekë “atje”. E thashë: Aleksandri është njeriu i shqetësuar për vendin e vet, popullin, Himarën, familjen, dashurinë, babanë, nënën, mikun, vetveten. E shikoni: është tërësia. Një popull  në lëngatë nënshtrimi, lirinë e lyp si robëronjës, thotë ai diku. Duket sikur poeti ndjen brenda dejeve të veta shqetësimin e analistit për rrokopujën politike të vendit ku: “Në visin e ndenjur të marrëzive të vogla,/ ku të diturin turma injorante e vret…” Ai e di se në udhën mes njerëzve dhe fatit, shpirti poetik nuk është një vetmitar i padukshëm i shfrimeve të veta, por ka “arsyet e shumta të më gjykojnë e të më çmojnë”. Ndonjëherë ngjan sikur ai do të vetëizolohet në ishullin e Robinson Kruzosë, i vetëmjaftueshëm me dijen, logjikën, paqësinë dhe qenësinë e vet, por kjo është thjesht porta e një rebusi për të parë e për të ndjerë pas saj pulsin e shqetësimit qytetar. Poezia kushtuar analistit të njohur, të ndjerit Andrea Stefani, është po aq dhe një pohim i vetvetes përballë të keqes dhe sherrnajës politike, tanimë si një ndër analistët e respektuar të vendit tonë, mendjekthjellët, i drejtpeshuar dhe gjakftohtë… (Në sheshin e madh të sherrnajës lindore,/ shpenzojnë fjalë të marrët e atdheut). Dhe të marrët, i nderuari Aleksandër, marrosin krejt një popull, si ai dyvargëshi i famshëm i Dritëroit: Një i çmendur, të gjithë i çmend!

Dhembja për popullin dhe vendin e shpie poetin shpesh drejt mërisë pa cak dhe klithjes për t’i shembur sofrat e makutërisë “me shpurën e vet, mullar marëzie”, dhe një hop mendja e tij mërgon e prek saora metaforën biblike të Krishtit me kamçik, kur dëboi nga tempulli sarafët që ia kishin ndotur “shtëpinë”. Pikërisht “shtëpia” e Krishtit, tempulli, bëhet për atë Atdheu, Liria, Barazia, më në fund i pastruar nga hajnitë dhe marrëzitë (Imprative).

Streha e dytë ku ju mund ta gjeni heroin poetik të A. Çipës është njeriu si vetvete. E ky njeri vjen prej erës, shkëmbit dhe dallgës së detit të Himarës, i pastër si pika e ujit, i tretur si kripa te mirësia njerëzore, pa lakmuar dobësitë njerëzore te tjetri edhe kur e keqja si “hije e mishtë” në mendje nuk i ikën, paçka se koha vdes. Larg kotësisë dhe të zbërdhultës, këtij heroi i mjafton vetmia, e cila ka për ngjyrë natën (nënkupto meditimin, orët e pagjuma për të kuptuar të vërtetën). Këto vargje janë mjaftueshmërisht të pacenueshme si epigramet mbi pergamena, gurë qosheje ku asnjë fjalë nuk mund të hiqet dot, përndryshe rrëzohet krejt hijeshia poetike dhe thellësia e mendimit. Dua t’i citoj të plota: Me ty e plota/ u nda copa-copa/ të thënash./ Më ty e gjitha,/ një e pathënë mbeti…/ …Nga fillimi i jetës, njeriu gjersa fjeti.” E kësaj tipologjie lakonike por plot domethënie e me një konotacion që ngrihet mbi kundërtinë, është edhe vjersha “Moti nën lëkurën e njeriut”, të cilën do doja ta citoja po të plotë: Ngricën e shpiku mungesa/ natyra e ktheu në ajër të ftohtë…/ Njeriu/ gjithëherë nën lëkurë e fshehu/ motin e ngrohtë… Ose kur mërzia, si e mbledhur në grusht nga nata, në diellin e agimit le të rrijë strukur aty, mes grushtit, si dritë. Drita e shpirtit që digjet në një natë, një dritë ndofta e ëmbël, melankolike, ku buis meditimi. Si drita rembrandiane që vjen nga sipër. E kjo na shfaqet e ëndërrt për të gjetur të vërtetat e fshehura të ditës… (Mërzia ndriçuese). Shpesh ai ka qejf të luaj me dialektikën e jetës dhe mendjes, teksa ditët e ngjashme këputen një nga një, por të gjitha bashkë ndryshojnë stinët, sikurse ngjashmëritë gjenetike at-bir kthehen nesër në pangjashmëri, sepse jeta rrjedh pikërisht në këtë udhë dykahëshe: jemi shumë në një, dhe një në shumë; ose ti dhe unë jemi po ata duke qenë të ndryshëm (poezia Humbëm ngjashmëritë).

            Streha e tretë, ku prehet heroi poetik paksa i lodhur nga vrapi dhe helmi i jetës është gjithëpo ajo, e pandryshueshmja dhe e përhershmja strehë e poetëve: Dashuria. Por ky heroi poetik i Sandrit nuk shquan për shfrimet lirike a pikëlime yjesh, në hënat e vërdheme sipër shtratit, kredhur në një romantikë të ëmbël mes nektarit erotik. Them se është disi ndryshe: më e përkorë, më e vetëpërmbajtur, më e humanizuar, fshehur pas velit të meditimit dhe metaforës. Dashuria bëhet avull nën ngricë e brymë, ndërsa dimri kthehet në një shkues të saj, sikurse pema që fle nën akull dhe mbars gjethet në një stinë (Avull në brymë).

Por, të ngratit njeri, pranimi i humbjes së një dashurie a miqësie, ku romantika dhe lulet rozë të ribashkimeve nuk funksionojnë më, pasi krenaria qëndron mbi shkëlqimin, ja ku na shfaqet te bukuria përtej skajit të syrit dhe te betimi i prerë tutje llastimit. Prandaj dhe “ka derë që s’hapet kur e mbyll” (Motiv pushkinian). Dashuria shpesh është një kalambur pamundësish dhe keqkuptimesh, kur udha ndahet dysh dhe askush s’e di se si mund të rikthehesh te pika e fillimit. Asihere viset e dashura bëhen viset e humbura, ëndrra ndahet nga e vërteta, teksa “balada e mendimeve të humbura” nuk u këndua kurrë. Por të tjerë bardë nesër do t’i bien lahutave të po të njëjtës këngë, dashurisë si Canti Cantorum që kridhet në pakuptimësinë e mistikes dhe të panjohurës. Sepse dashuritë ikin e vijnë si valët e detit dhe rrahjet e zemrës…

Jam ngazëllyer në asi vargjesh, si ky i mëpasmi ku ka e gjen më shumë se një histori; ai peshon më shumë se ankthi, fsheh rrezikun, aventurën: “Aksidentin me ty e ndan një puthje”. Në dukje te kjo vjershë e shkurtër ngjan se vargjet janë thjesht për një grindje burrë-grua gjatë udhës me makinë, por gabohesh, rrethi sakaq është zgjeruar, metafora ka mbërritur paqësisht mbi qiej të tjerë semantikë dhe e gjitha konotohet veçse si aventura e “rrugës së jetës” mes të papriturave, guximit. E pra, veçse dashuria i mban bashkë dy vetë “në një puthje”.

Bukur! Ja dhe katër vargje të tjerë  kuptimplotë: Të dish se s’vlen aq pak sa dimë/ për botën, jetën që jetojmë/ Nuk vlen një seks për dashurinë/ as dhe një lot që kot pikon (vjersha, Postlexim Çabej). Dashuria dhe malli gjenden kudo, si ajri a si pjalmi, edhe në një imazh reje diku në qiell që tretet dhe thërret në kujtesë një siluetë, një femër, diku në tokën e mbetur pas. Ajo është e kudogjendshme, mes ujërash, shiut dhe tokës, në arrati onirike sa dhe  tymtaja eterike. Dashuria e fshehur pas mendjes dhe e strehuar në sy, thërret bri saj profetët, gjithë Pegasët e ngarendjes dhe flukseve poetike gjer te Sizifët e vuajtjes dhe mundimit mbërthyer mbi pjerrinën e fatit. Porse dashuria mitin e rrugës e mban lidhur tek të pathënat dhe vetmia, në ditët e pamjafta, si zinxhirët e Prometeut në shkëmbinjtë e Kaukazit, heshtan dhe stoik në kufijtë e së pamundurës.

Një strehë e katërt e heroit poetik të librit është raporti me të tjerët. Ndaj të atit, Lefter Çipës, këngëtarit të mirënjohur të Bregut e Shqipërisë, Sandri ka një mallëngjim të thukët. Ka përdëllim prej biri teksa i thotë se ai do të shkojë te Shën Pjetri “të bëhet fyell”, siluetë-ëndërr dhe për bijtë e tij një fe. E kush?! Ai, kapriçozi gjuhëbukur. Dhe ja ku vargu spërndritet e shkon më tutje se malli prej biri duke hedhur kresë aorën e shenjtëruar: Do të shkosh o i paikshëm/ Ta mbulosh trupin e paktë/ Me një melos të mbulohesh/ Kujë pak, e këngë e gjatë. Jeta nuk është e kalldremtë, por shpesh një theqafje, vërtim shirash e pellgjesh, shkulm rrufesh, por ja që njeriu, pikërisht kur duket se gjemia u mbyt e ylbere s’ka më, diku një “Arkë Noe” rishfaqet qiellnajës, ndofta si një kujtim dhe nevojë për t’u mbështetur, ashtu si kulpra mbi lis, te njeriu i shtrenjtë (Pellg i kujtimit nën shira qiejsh). Jeta gjithashtu nuk është lulnajë dhe rrafshinë vezullimesh, por ajo merr kuptim edhe kur “zënkat bëhen bukë”, sepse pikërisht përmes kundërthënieve gjendet pika e ribashkimit. Dhe kjo ka qenë dhe mbetet formula e përjetshme e  dashurisë për tjetrin, përherë në provë, përherë në dinamikë. Shpesh dashuritë për të afërmin janë të padukshme, sepse mburrja atyre u dhemb gjer në eshtra, andaj dhe mes marrëzish të shumta shija e saj si “kripa në det e tretur mes ujit rri”. Edhe kur nëna merr në telefon, nyje s’ka, sepse dashuria është e “ashtuthënë”, një kod i pandryshueshëm që ka hedhur rrënjë në palcë të marrëdhënies eterne: nënë-bir.

Autori ia blaton dashurinë e vet të pastër edhe qytetit të tij, Himarës së kohëve mitike, sikurse edhe dy këngëtarëve të saj: Lefter Çipës, poetit popullor të fjalës që u dha jetë manushaqeve të gurit e qiejve, dhe poetit të imazhit, Dimitër Anagnostit, atje në Jalë tek kalonte Odiseu, që Himarën në filmat e tij e bëri Atdhe. Dhe i kredhur në këtë dashuri-mallëngjim, përherë sa shkon e ikën atij visi: Në ecje më zunë ca tinguj kambanash,/ Një meshë e kaltër s’e di ç’rrymë jep,/ Në visin homerik të kohës sime,/ Ka përherë grimca për libër të shenjtë.

            Më në fund, në këtë hapësirë të ngushtë shkrimi, dy fjalë edhe për poezinë si të tillë. Çipa te libri i tij i strukturuar në 8 cikle, sjell shpesh në ndihmë paradokset, që e mprehin ndjenjën, dhembjen dhe vetëshprehen si qortim: “Në atdheun tim lartësia- / është vis paqëndrueshmërie” (Lartësitë). Ose: fqinjërojmë me vdekjen si me dashurinë. Ja më tutje edhe gjethet që “bien si një iso në det”. Ose troje figurash që të ngulen në tru si: Thumba të ujtë bien mbi tokë… Tirte gjuhë druri në shkopinjtë e gdhendur… Qelqërim i dhimbjes… Hije e mishtë në mendje… Falë kundërtisë që ai aplikon më së shpeshti jo në formë statike, por si ndërveprim e konvertim kuptimësish, mendimi poetik bëhet lojcak duke u kënaqur me dialektikën dhe filozofinë. Vajtoca pa shi janë sytë, kur njeriu i zëmrës ikën e s’kthehet më… Ngjyrën time të trishtimit, me hala të ujta e pikturon shiu… (vjersha, Në trishtim të ditës).

*Autori i shkrimit është kritik arti

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Publikuar

-

By

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri

Nga AZGAN HAKLAJ

Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja e Karafilit Plavë-Guci.

Plava dhe Gucia, 2 hirushet e trojeve tona etnike përkunden prej mijra vjeçarësh në djepin e legjendave.
Aty Lahuta e lashtë iliriane me tingujt kumbues dhe vajtimtar përjetëson simbolet e pavdekshme të historisë shqiptare, Teutën dhe Gentin, Gjergj Kastriotin e Oso Kukën, Ali Pashë Gucinë e Jakup Ferrin.
Në këto troje kreshnikësh me dragoj e zana, me mite e legjenda që vijnë nga kohët e vjetra pellazgo-iliro- arbërore ora e shqiptarisë rrin zgjuar e shqipet krenare patrullojnë qiejt e maleve që ngrihen përmbi re.
Plava e Gucia nuk janë vetëm kryevepra të qendresës kombëtare për liri.
Ato janë dy perla të bukurive shqiptare e treva ku është kultivuar në shekuj një pasuri mahnitëse etnokulturore.

Folklori, kënga e vallja shqipe, koloriti i veshjeve popullore janë ruajtur si askund tjetër duke i rezistuar rrebeshit të shekujve dhe hordhive barbare të cilat erdhën në këtë tokë të bekuar si pushtues.
Eshtë kjo arsyeja, ky detyrim sublim ndaj të parëve tanë, ndaj Atdheut, historisë e kulturës së tij, që i ka frymëzuar djemt e vajzat, burrat dhe gratë e Plavë- Gucisë të ruajnë, kultivojnë e promovojnë këtë thesar të çmuar të kulturës shqiptare, të cilën e trashëguan nga të parët e tyre si një Testament të Shenjtë.

Artistët virtuozë të Plavë-Gucisë ka tre dekada që kanë themeluar Shoqërinë Kulturore Maja e Karafilit, duke e kthyer në traditë të përvitshme shpalosjen e folkut të rrallë të këngës dhe valles shqipe përmes dy aktiviteteve në të cilat marrin pjesë qindra artistë nga trojet tona etnike me emrat kuptimplotë;
“Mirë se vini në Alpe” për më shumë se dy dekada dhe Festivalin “Kënga dhe vallja shqipe na bashkon” tre edicione.
Në ditët e këtyre aktiviteteve Plava e Gucia shnderrohen natyrshëm e me plot meritë në kryeqytet të kulturës tonë kombëtare.

SHKA Maja e Karafilit ka marrë pjesë në të gjitha festivalet kombëtare, koncertet, tematiko- patriotike të organizuara në të gjitha trojet arbërore nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” si dhe në shumë evenimente kombëtare në mbarë hapsirën etnike, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.
Në Plavë- Guci flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri.
Në këtë Eden të Parajses shqiptare,
jeton në shekuj legjenda e Gjon Bales, djaloshit me bukuri qiellore të dashuruar me zanat, të cilat i dhanë forcë për të ngritur një gur 1000 okësh në majë të shkëmbit dhe trimëritë e Jakup Ferrit dhe Ali Pashë Gucisë në gurrat e të cilit rrjedh uji i ftohtë e i pastër si kristali.

Në betejat e epike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit burrat dragoj të Plavë- Gucisë zbritën ashtu si Gjergj Kastrioti duke e shnderruar mejdanin në log zanash e varr për armikun siç shprehet aq bukur kënga popullore për kryetrimin Jakup Ferri:
“Me të kallzue ty nanë të vjen seri (çudi)
30 krena i ka pre një njeri
N’ja lypsh emnin Jakup Ferri”.

3000 vjet më parë Akili para se të nisej për në Luftën e Trojës u këshillua me nënën e tij.
Ajo zbuloi profecinë se po të shkonte në betejë do të vritej por do të mbulohej me lavdi të përjetshme.
Ashtu si stergjyshi i tyre legjendar djemt trima të kësaj treve kreshnikësh nuk u menduan dy herë e fluturuan si dragoj në zjarrin e betejave për liri ku i thirri zëri i Atdheut.
Në kullat epike të Plavë- Gucisë rrinë krahas jatagani, lahuta, çiftelia dhe grykëholla (pushka).
Sot jetojmë në një kohë paqje e kjo falë NATOS, aleancës e njëherësh gardianes së lirisë dhe BE, Shtepisë sonë të përbashkët.

Eshtë koha të demonstrojmë përpara botës vlerat tona të vjetra e të shquara kulturore e qytetare e SHKA Maja e Karafilit ka treguar prej dekadash se e kryen më se miri këtë mision nën moton:
“Një Komb- një kulturë, një gjuhë një flamur, një Atdhe”.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” në logon e të cilit është flamuri i Gjergj Kastriotit e konsideron Shoqërinë Kulturore Maja e Karafilit sëbashku me Treven e Plavë-Gucisë si një krah të Shqipes Arbërore.
Papa Françesku me gjak shqiptari tha në vizitën e tij në Tiranë :
“Shqiponja, simbol i Flamurit të Atdheut tuaj është shpend i lartësive por nuk e harron folenë.
Fluturoni lart”.
Sëbashku do të fluturojmë lart për të veshtruar nga qielli madhështinë e Tokës Arbnore.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending