Connect with Us

U shpall në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit/ Flet Ervis Arapi

Aktualitet

U shpall në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit/ Flet Ervis Arapi

Publikuar

-

Mbrëmjen së Hënës, në zonën e sheshit “Willson” u ekzekutua 26 vjeçari Jurgen Kurti, i cili nuk ishte i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi u akuzua për vrasjen e babait të tij dhe vrasjen e shtetasit Agim Arapi.

Ditën e sotme Policia shpalli në kërkim si autor të kësaj ngjarje  Ervis Arapin djalin e Agim Arapit i cili humbi jetën dy vite më parë dhe për këtë ngjarje të rëndë familjarët ë Arapit bënin fajtor viktimën Jurgen Kurti.

Në një lidhje telefonike, në Fax Neës, Ervis Arapi mohoi të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe shprehu gatishmërinë e për t’u vënë në dispozicion të Policisë, pasi ai ndodhej në Itali.

Arapi e nisi bisedën e tij me një ngushëllim për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre të vetëm.

“Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Vrasja që tronditi Greqinë/ Dalin fotot intime, Babis shoqërohej me një transgjinore

Nuk kam pasur kurrë ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bienn në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajëzojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhëmbsuri, thjesht thash me vetë u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryerë këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”,deklaroi Ervis Arapi./CNA.al

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Në kërkim djali i  tregtarit të vrarë në Durrës

Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Krimi mafioz tek sheshi “Willson”/ Identifikohet viktima

Foto/ Kush është i riu që u ekzekutua në Tiranë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit”/ Rama: Përzgjodhëm 5 finalistët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë për ndërtimin e portit të Durrësit janë përzgjedhur 5 finaliste.

Kryeministri ka shkruar se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, në vitin 2022 do të ngrihet kantieri i ndërtimit.



Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm.

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Një pyetje publike për Ardi Veliun!

LEXO EDHE:  Mbroni historikun tuaj nga sytë kureshtarë/ Google forcon rregullat e sigurisë

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE