Connect with Us

U ekzekutua me plumba/ Çfarë kishte deklaruar më herët pronari i bujtinave

Aktualitet

U ekzekutua me plumba/ Çfarë kishte deklaruar më herët pronari i bujtinave

Publikuar

-

Ferdinard Polia 35 vjeç ngeli viktimë e një atentati që iu bë në makinën e tij në fshatin Grudë të qytetit të Shkodrës.

Sipas Policisë, Polia ka humbur jetën në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Por kush ishte Ferdinard Polia, i njohur ndryshe si Nardi i bujtinave.

35 vjeçari ishte pronar i një bujtine në zonën turistike të  Thethit, zonë në të cilën edhe banonte.

Mësohet se Polia nuk ishte një person i skeduar nga policia dhe i përfshirë më parë në aktivitete kriminale. Ende nuk dihen shkaqet e ekzekutimit të 35 vjeçarit.

Në vitin 2018-të gjatë periudhës së dimrit, kur Thethi ishte i mbuluar nga dëbora ai bënte apel për ndërhyrje nga shteti dhe për përmirësimin e situatës.

“Situata është përkeqësuar sepse ka rënë borë e re mbi borën e vjetër. Ne nuk kërkojmë ndërhyrje urgjente po kërkojmë ndërhyrje kur dëbora të pushojë të rëni, sepse kemi kërkesa për të punuar me turistët edhe gjatë dimrit. Është një turp që nuk ndërhyhet nga bashkia Shkodër, sepse ata po prezantohen me Thethin nëpër botë. Jetojnë 45 familje gjithmonë në Theth, ndërkohë që e gjithë zona përfshin rreth 300 familje. Pra, 300 familje janë pa ndihmë. Bora ka nisur të bjerë që dje deri më sot. Ka arritur diku tek 40-50 cm dhe vazhdon të jetë më shumë në zonë më të lartë. nuk ka probleme as me energjinë as me ujin”,-shprehej Polia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Konstituimi i KED/ Presidenca njofton hedhjen e shortit, zbardhet data

Publikuar

-

Nga

Konstituimi i KED/ Presidenca njofton hedhjen e shortit, zbardhet data

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se në datën 4 dhjetor në orën 11 do të organizohet hedhja e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojnë për vitin 2021.

Meta i ka bërë thirrje KLGJ, KLP dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të jenë të pranishëm. Po ashtu, i pranishëm në rolin e vëzhguesit do te jetë edhe Avokati i Popullit.

 

Njoftimi i Presidencës:

Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2021

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00

Presidenti i Republikës, në mbështetje të:

–           nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

–           nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar; me Vendimin nr. 413, datë 25.11.2020, ka vendosur që:

Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë  në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, sipas ligjit të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.

Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit.

Më poshtë gjenden të publikuara:

–           Vendim nr.413, datë 25.11.2020 i Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2021”

–           Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;

–           Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;

Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin./CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Kore e Veriut, ministri ekzekutohet me zjarr kundërajror

LEXO EDHE:  Te dhenat e Seulit, zevendeskryeministri koreanoverior u ekzekutua ne maj

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skënderbeu e ka pisk, Partizanit i kthehen dy titullarë para ndeshjes me korçarët

Publikuar

-

Nga

Grupi i futbollistëve te skuadra e Partizanit sa vjen e plotësohet. Pas rikthimeve të Brojës dhe Kordeiro Melos, te Partizani janë rikthyer në stërvitje edhe Jasir Asani dhe Brian Braun. Në fitoren kundër Apolonisë 0- 3, por dhe në sfidën kundër Laçit të mbyllur 0-0, dy futbollistët nuk ishin të gatshëm për trajnerin Daja.

Braun pësoi një dëmtim në sfidën në Kupën e Shqipërisë kundër Apolonisë, duke u zëvendësuar i dëmtuar në minutën e 87-të. Ndërsa Asani, ka pasur një tërheqje muskulore që pas takimit kundër Kukësit, ku ndihmoi skuadrën e tij të marrë një fitore 0-2 në transfertë.

Të dy futbollistët tashmë, do të jenë të gatshëm për trajnerin Daja, por me shumë gjasa, kreu i pankinës së kuqe nuk do të rrezikojë me aktivizimin e tyre kundër Skënderbeut, për t’i pasur të freskët për ndeshjen derbi kundër Tiranës, ditën e premte.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Covid pushton Shtëpinë e Fëmijëve në Vlorë/ Rezulton pozitive një punonjëse

Publikuar

-

Nga

Covid pushton Shtëpinë e Fëmijëve në Vlorë/ Rezulton pozitive një punonjëse

Një punonjëse e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gruaja e moshës 54-vjeç me detyrë sanitare në këtë institucion, pas shfaqjes së simptomave dhe kryerjes së tamponit, ka rezultuar mbartëse e virusit.

Kjo ka bërë që të kryehet tampon dhe për tre pjestarë të tjerë të stafit, ndërkohë që përgjigjet nuk kanë dalë ende.

Për shkak të situatës së Covidit Shtëpia e Foshnjës në Vlorë funksionon me karantinim dy javor për çdo grup stafi./CNA.al.

LEXO TE PLOTE